Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se janë vrarë tre policë në Mitrovicë

HIBRID

Llogaria në TikTok që mban emrin “sherbimisekret1945” ka publikuar me datë 23 dhjetor një video-material, duke i vendosur mbishkrimin me anë të së cilit pretendohet se sipas Policisë së Kosovës, në veri të vendit janë vrarë tre policë.

Hibrid.info ka verifikuar pretendimin dhe nuk e ka gjetur të konfirmuar në burimet zyrtare.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “sherbimisekret1945”:

https://www.tiktok.com/@sherbimisekret1945/video/7315504721739975968


Hibrid.info ka siguruar raportin 24 orësh nga Policia e Kosovës, për datën në të cilin edhe është publikuar pretendimi i video-materialit në fjalë.

Në këtë raport, ku janë të përfshira informatat për drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës mbi Mitrovicën e Jugut dhe atë Veriut, nuk konfirmohet pretendimi i llogarisë në fjalë. (shih fotografinë më poshtë)


Ndërkaq edhe me anë te hulumtimit në makinën e kërkimit “Google”, hibrid.info nuk ka e ka gjetur të konfirmuar pretendimin e dhënë nga llogaria “sherbimisekret1945” (shih këtu).

Hera e fundit kur një rast i vrasjes së pjesëtarëve të Policisë, ka ndodhur në rajonin e Mitrovicë, është data e 24 shtatorit, kur u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku (shih këtu dhe këtu).


Analiza

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material me anë të së cilit pretendohet se janë vrarë tre policë në Mitrovicë, sipas Policisë së Kosovës.

Hibrid.info ka hulumtuar dhe bazuar në raportin 24 orësh të Policisë, nuk e ka gjetur të konfirmuar pretendimin.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material, si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere