Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Kosova po ndërton katër baza ushtarake në kufi me Serbinë

HIBRID

Një llogari në TikTok me emrin “lajm.info” ka publikuar dje (07 mars) një video-material me mbishkrimin që pretendon se “Kosova po ndërton katër baza ushtarake në kufirin me armikun”.

Bazuar në raportet e Kosovës me vendet me të cilat kufizohet, hibrid.info vlerëson se shteti të cilit autori i publikimit i është referuar si armik, është Serbia (këtu). Por, kërkimet e hibrid.info nuk kanë gjetur të dhëna që mbështesin pretendimin e publikuar nga kjo llogari.

Në bazë të komenteve në këtë publikim, hibrid.info vlerëson se ky pretendim i paraqitur mund të merret si vërtetë nga audienca.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “lajm.info” në TikTok:

https://archive.is/6gm2U


Në hapësirën e dedikuar për komente, shihet se disa nga komentuesit e kanë marrë si të mirëqenë pretendimin për ndërtimin e katër bazave ushtarake në kufirin me Serbinë. (shih fotografinë më poshtë)


Pas hulumtimit nga hibrid.info me anë të makinës së kërkimit, “Google”, të dhënat e publikuara në këtë program kërkimi, nuk kanë paraqitur fakte të cilat do ta vërtetonin pretendimin për ndërtimin e bazave ushtarake qoftë në kufi apo në ndonjë pjesë tjetër të vendit (shih këtu). 

Po ashtu edhe nga njoftimet e fundit të publikuara në ueb-faqet e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, nuk janë gjetur lajme të cilat tregojnë për ndërtimin e mundshëm të bazave ushtarake (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi për ndërtimin e katër bazave ushtarake në kufi me Serbinë, të publikuar nga një llogari në TikTok, nuk qëndron.

Faktet e gjetura nga hulumtimi në makinën e kërkimit “Google” si dhe njoftimet e institucioneve kompetente, nuk përkojnë me këtë pretendim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere