Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Kurti ka thënë që BE-ja ia ka premtuar Serbisë mos-hapjen e Urës së Ibrit

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Nëpërmjet një postimi në Facebook, është pretenduar për një deklaratë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjen e Urës së Ibrit.

Publikimi u bë nga faqja “Lajme Nga Bota” më 15 gusht. Sipas pretendimit, Kurti ka thënë se Bashkimi Evropian ia ka premtuar Serbisë që nuk hapet kjo urë e se ai e ka konsideruar çështje të kryer hapjen e saj duan apo nuk duan të tjerët.

Çka nuk shkon me këtë publikim?

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se një deklaratë e tillë nuk mund të gjendet në asnjë burim kredibil që do ta dëshmonte si të mirëqenë pretendimin e bërë.

Pretendimi i “Lajme Nga Bota” në Facebook:

“Bashkimi Evropjan ia ka premtuar sërbisë që nuk hapet ura ibër, prandaj tani të gjith më janë vërsulur mua, por unë nuk bëj pazare me teritor të Kosovës as me serbi e as me BE, ura ibër është në teritorin e Kosovës dhe vendimet për atë pjesë merren nga Qeveria e Kosovës, dhe hapja e urës është e mbaruar sa i përket Qeverisë së Kosovës, duan apo nuk duan, deklaroi kryeministri Kosovës Albin Kurti”.


Vegëza e publikimit:

https://archive.is/HzSzf


Hibrid.info ka përdorur shkrimin e njëjtë, pa ndryshime, për të kërkuar në makinat online të kërkimit. Aty pas kërkimit nuk shfaqet asnjë informacion me bazë në burime kredibile (shih këtu).

Për të verifikuar edhe më tej, hibrid.info ka kërkuar edhe me pjesëza të pretendimit. Sërish nuk ka rezultate me burime kredibile (shih këtu dhe këtu)

Përpos faktit që publikimin e pretenduar nuk e gjejmë në asnjërin nga mediat kredibile, fakt tjetër që e bën jo të qëndrueshëm pretendimin, është edhe të shkruarit me gabime drejtshkrimore.

Publikimi po trajtohet për shkak se postimi ka marrë gati 300 pëlqime e 40 komente. Një pjesë e komenteve e kanë marrë përmbajtjen si të mirëqenë. (shih këtu)

Kontekst:

Në javën e dytë të gushtit, Ura e Ibrit në Mitrovicë u testua nga autoritetet e Kosovës që synojnë ta rihapin për qarkullim të automjeteve, edhe pse kjo është kundërshtuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe serbët lokalë. Pas reagimeve, më 14 gusht, kryeministri Albin Kurti u shpreh se Qeveria do t’i vazhdojë konsultimet dhe koordinimin me partnerët për këtë çështje (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Lajme Nga Bota” ka bërë një postim më 15 gusht në të cilin ka pretenduar se kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Bashkimi Evropian ia ka premtuar Serbisë që nuk hapet Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë e se kjo çështje ka marrë fund dhe se ajo është e kryer duan apo nuk duan të tjerët.

Pas verifikimit nga hibrid.info, një informacion i tillë nuk është gjetur në asnjë burim kredibil, që do ta dëshmonte si të mirëqenë pretendimin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje të publikuar në Facebook nga faqja “Lajme Nga Bota” si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere