Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Kuvendi nuk ka aplikuar ende masa ndëshkuese ndaj deputetëve

HIBRID

Gazeta online “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Masa të ashpra ndëshkuese për deputetët që mungojnë në punën e Kuvendit”.

Megjithatë, titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen. Në tekst gjendet një shkrim nga analisti Dardan Grapci, i cili shkruan se “deputetët e Kuvendit të cilët janë edhe kandidat për kryetar komunash, dhe të cilët po përfshihen nëpër fushata zgjedhore, do të duhej të sanksionohen me ligj që ta lirojnë mandatin e deputetit të Kuvendit dhe të mos varet punë në parlament nga mungesat e tyre”.

Siç mund të shihet në analizën e kontrollit të fakteve në vijim, në titull nuk bëhet e qartë se ky është vetëm një shkrim nga analisti Grapci, por lë vend për keqkuptim se gjoja është marrë vendim i tillë për masa ndëshkuese për deputetët që mungojnë në punën e Kuvendit.

Pjesë e tekstit të artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info”:

Shkruan: ANALISTI – Dardan Grapci

Deputetët e Kuvendit të cilët janë edhe kandidat për kryetar komunash, dhe të cilët po përfshihen nëpër fushata zgjedhore, do të duhej të sanksionohen me ligj që ta lirojnë mandatin e deputetit të Kuvendit dhe të mos varet punë në parlament nga mungesat e tyre. Është e pamundur agjenda e dyfishtë e angazhimit, edhe në teren në fushatë për kryetar komune dhe asamble komunale, edhe në Kuvend në komisione, kryesi apo në seanca plenare.

Në të ardhmen duhet të sanksionohet me ligj, duke u bërë normë obliguese juridike, që secili deputet i cili vendos të kandidohet për kryetar komunë të largohet nga mandati i deputetit të parlamentit sepse nuk mundë të parashihet as të sigurohet pastaj vazhdimi i njëkohshëm i pjesëmarrjes në seancat e rregullta në Kuvend dhe angazhimi në fushatë zgjedhore për të lobuar tek votuesit, për kandidaturën e tij por edhe për listën e plotë të asamblistëve nga i njëjti subjekt politik.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/opinione/571233/masa-te-ashpra-ndeshkuese-per-deputetet-qe-mungojne-ne-punen-e-kuvendit/


Analiza:

“Kosova-sot.info” në këtë artikull ka përdorur një titull që nuk përputhet me përmbajtjen. Në tekst është vetëm shkrimi i analistit Dardan Grapci, i cili thotë se “deputetët e Kuvendit të cilët janë edhe kandidat për kryetar komunash, dhe të cilët po përfshihen nëpër fushata zgjedhore, do të duhej të sanksionohen me ligj që ta lirojnë mandatin e deputetit të Kuvendit dhe të mos varet punë në parlament nga mungesat e tyre”.

Ky medium online ka përdorur titull që lë të kuptohet se është marrë vendim zyrtar për masa ndëshkuese për deputetët që mungojnë në punën e Kuvendit.

Pas analizës së kontrollti të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si  “clickbait”, pasi që mund të thuhet se autori i ka vënë artikullit titull që nuk korrespondon me përmbajtjen.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere