Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë…
[ ARTIKULLI ]

Në përmbajtje nuk jepen sqarimet e pretenduara në titull

HIBRID

Portalet “Kosovapost.net” dhe “Kosova-sot.info” kanë publikuar një artikull me titull “Ja kur do t’i marrin 100 euro sektori privat”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në këtë artikull nuk ka të dhëna për shpërndarjen e mjeteve shtesë, prej 100 eurosh, për punonjësit e sektorit privat.

Në përmbajtje gjendet vetëm deklarata e kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, i cili ka kërkuar sqarime nga ministri i Financave Hekuran Murati rreth këtyre mjeteve shtesë.

“Ne e kuptojmë se të gjithë ata që nuk kanë të dhëna të sakta, shkaktojnë problem, por shtrohet pyetja, pse për ata te cilët këto të dhëna i kanë të sakta nuk lëshohen mjetet? Ministri Murati kishte deklaruar se do të formohet komisioni për verifikimin e aplikuesve, dhe ne mendojmë që verifikimi le të bëhet për ata që kanë mungesën e te dhënave, por për ata që janë në rregull kjo vonesë po shkakton nervozizëm, andaj ju thërrasim që ata të cilët kanë bërë aplikimin në rregull të bëhet shpërndarja e mjeteve të cilat iu premtuan nga Qeveria”, ka thënë Azemi.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet “Kosovapost.net” dhe “Kosova-sot.info”:

https://kosovapost.net/ja-kur-do-ti-marrin-100-euro-sektori-privat/

https://www.kosova-sot.info/lajme/618406/ja-kur-do-t-i-marrin-100-euro-sektori-privat/


Analiza:

Portali “Kosovapost.net” ka publikuar një deklaratë të kryetarit të SPSPK-së, Jusuf Azemi, i cili ka kërkuar sqarime nga ministri i Financave Hekruan Murati, lidhur me shpërndarjen e mjeteve prej 100 eurosh për punonjësit privat.

Por, ky portal këtij artikulli i ka vënë titull jo adekuat duke pretenduar se “Ja kur do t’i marrin 100 euro sektori privat”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere