Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Macron ka deklaruar se Franca do të përdorë armë bërthamore kundër Rusisë, nëse nevojitet

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh nga takimi i vjetër i presidentit francez Emmanuel Macron me presidentin rus, me një mbishkrim që pretendon se lideri francez është shprehur se “Franca do të përdorë armë bërthamore kundër Rusisë, nëse është e nevojshme, pa hezitim!”.

Ky imazh është publikuar dje (28 prill) nga faqja “The Reis” në Facebook.

Por, pas kërkimit nga hibrid.info, është gjetur se Macron në fakt ka deklaruar se ai është i hapur për të diskutuar përdorimin e armëve bërthamore të Francës në mbrojtje të Evropës.


Vegëza e imazhit të publikuar nga faqja “The Reis” në Facebook:

https://archive.is/BM8tB


Kjo faqe në Facebook numëron 2 mijë e 900 ndjekës (shih këtu).


Kërkimet e hibrid.info kanë gjetur se në 24 orët e fundit, mediat ndërkombëtare kanë publikuar një deklaratë të presidentit francez, Emmanuel Macron, dhënë në një intervistë për EBRA, grup rajonal i gazetave në Francën lindore.

Mediat kanë raportuar se Macron ka shprehur gadishmëri për të diskutuar mbi përdorimin e armëve bërthamore të shtetit që ai udhëheqë, për t’i dalë në mbrojtje Evropës. Në bazë të këtyre raportimeve, Macron nuk ka përmendur përdorimin e armëve bërthamore ndaj një vendi të caktuar (shih këtu, këtu dhe këtu).


Këto deklarata pasojnë pas shqetësimeve të ngritura të presidentit francez, para disa ditës mbi rreziqet që mund t’i kanoset Evropës (shih këtu).

Qëndrimet e fundit të shprehura nga Macron në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore ndaj Rusisë, të gjetura nga hibrid.info, janë ato të vitit 2022, kur Macron kishte theksuar se Franca nuk do të përdorte armët e tilla ndaj Rusisë (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendohet pasaktë se Macron ka thënë se Franca do të përdorë  armë bërthamore kundër Rusisë, nëse është e nevojshme.

Por hibrid.info ka gjetur se presidenti francez është shprehur i hapur t’i ndihmojnë vendet evropiane me armë bërthamore, pa përmendur specifikisht sulmin ndaj ndonjë vendi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibridi.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere