Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se në Kuvend sot do të merret vendim për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “ingazetaa.com” dje (14 korrik) ka publikuar artikullin me titull “Në Kuvend sot do merret ky vendim për tërheqjen e mjeteve nga Trusti”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë pasi, i njëjti, nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet njoftimi për dorëzimin në Kuvend të peticionit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti të nënshkruar nga një numër i qytetarëve.

Ky njoftim është bërë në grupin “PRO TERHEQJES 30 % TE TRUSTIT” në Facebook nga iniciatori i kësaj nisme – Adnan Jashari.

Pra, nuk pritet të merret ndonjë vendim në Kuvend për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/wp/2022/07/14/ne-kuvend-sot-do-merret-ky-vendim-per-terheqjen-e-mjeteve-nga-trusti/?fbclid=IwAR08Mc0a_Ck68hapsOTSm5HvrBSJZt08vSB35UHum1GFP-xWWRJefmuAs8U

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe nga disa faqe në Facebook si “Gazeta” dhe “Gazeta Reale”.


Njoftimi për dorëzimin në Kuvend të peticionit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, është publikuar edhe në disa media online në Kosovë, të cilat kanë raportuar saktë lidhur me këtë çështje. (shih këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka gjetur njoftimin nga iniciatori i kësaj nisme Adnan Jashari të postuar në Facebook në grupin “PRO TERHEQJES 30 % TE TRUSTIT”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar njoftimin për dorëzimin në Kuvend të peticionit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti të nënshkruar nga një numër i qytetarëve.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë këtij artikulli i ka vënë titull të rremë me pretendimin se sot në Kuvend do merret ky vendim për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere