Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

“Alfabetarja e gjuhës shqipe” u botua më 1879 e jo më 1897

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Disa portale kanë publikuar pretendimin në titull se Abetarja e parë në gjuhën shqipe është botuar 128 vjet më parë.

Në brendi të artikullit pretendohet se, më 27 shkurt 1897, me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos dhe Pashko Vasës, u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”, një hap kyç në lëvizjen për çlirimin dhe Rilindjen kombëtare. (këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu)

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka gjetur se “Alfabetarja e gjuhës shqipe”, u botua në vitin 1879 dhe jo në vitin 1897 siç pretendohet.

Pretendimi për datën dhe gabimi që përsëritet ndër vite

Disa portale informative pretendojnë se më 27 shkurt 1897, me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos dhe Pashko Vasës, u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”, një hap kyç në lëvizjen për çlirimin dhe Rilindjen kombëtare, duke kalkuluar se Abetarja e parë në gjuhën shqipe u botua 128 vjet më parë.

Pas verifikimit është konstatuar se “Alfabetarja e gjuhës shqipe” u botua në vitin 1879 dhe jo në vitin 1897, siç pretendohet, çka do të thotë se ajo është botuar 146 vjet më parë. (këtu)

Gabimi në përcaktimin e vitit të botimit të “Alfabetares së gjuhës shqipe”, nga 1879 në 1897, është përsëritur ndër vite nga mediat dhe portalet informative, duke çuar në llogaritje të pasakta të përvjetorëve. (këtu, këtu)


Analiza:

Disa portale kanë publikuar pretendimin se Abetarja e parë në gjuhën shqipe është botuar 128 vjet më parë, duke e lidhur këtë me botimin e “Alfabetares së gjuhës shqipe” më 27 shkurt 1897.

Megjithatë, pas verifikimit të fakteve, është konstatuar se ky botim ka ndodhur në vitin 1879, çka do të thotë se “Alfabetarja e gjuhës shqipe” është publikuar 146 vjet më parë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere