Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se “për një drekë me makarona paguajnë 508 euro në Shqipëri”

HIBRID

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me titull “Ndodh edhe kjo! Për një drekë me makarona paguajnë 508 euro në Shqipëri”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli rezulton të jetë i rremë, i cili nuk përputhet me përmbajten.

Në përmbajtje bëhet e ditur se ngjarja nuk ka ndodhur në Shqipëri, por në një restoran në Itali.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “Banglacontent24.com” dhe “Web.gazetakorrekte.com”:

https://banglacontent24.com/sites/ndodh-edhe-kjo-per-nje-dreke-me-makarona-paguajne-508-euro-ne-shqiperi-2/?fbclid=IwAR3Wiod-ZhMwr9t8YNV-byQAr1V7iV66aYKIdFl9dgwj17sRN0h8wK0Gd-Q

https://web.gazetakorrekte.com/ndodh-edhe-kjo-per-nje-dreke-me-makarona-paguajne-508-euro-ne-shqiperi/?fbclid=IwAR1tm5WmmbcEKxhyNCuL1kCBTVJaaNce8QcPJseL2LS5cQ003_NE7J8hd8E

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga disa faqe në gjuhën shqipe, si “Gazeta Aktive”, “Gazeta Korrekte”, “Pika Press” dhe “Lajmet e Fundit +”.


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik, të publikuar në disa media online në Itali. (shih këtu dhe këtu)


Gjithashtu, për të qartësuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në një restoran në Itali, hibrid.info ka gjetur edhe postimin në Facebook nga personi me emër “Giorgio Tordini”, i cili është ankuar për çmimin e shtrenjtë të faturës. (shih këtu)

(Screenshot i postimit në Facebook nga Giorgio Tordini)

Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull lidhur më çmimin e shtrenjtë të një faturës në një restoran në Itali.

Por, në titullin e këtij artikulli është pretenduar rrejshëm se ngjarja ka ndodhur diku në Shqipëri.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere