Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Mustafa nuk ka thënë se me mos themelimin e Asociacionit, vendi shkon në zgjedhje

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com” ka publikuar një artikull me titull “Mustafa: Ose të themelohet Asociacioni, ose vendi të shkojë në zgjedhje”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe ka vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes. Edhe lajmi i paraqitur në përmbajtje rezulton të jetë i vjetër, i publikuar fillimisht më 2 dhjetor të vitit 2021.

Në përmbajtje gjendet një intervistë e ish-kryeministrit Isa Mustafa, i cili kishte thënë se “formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim i Kosovës, të cilit nuk mund t’i shmanget”.

Por, Mustafa në asnjë rast nuk ka thënë atë që pretendohet se mos themelimi Asociacioni, e dërgon vendin në zgjedhje.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “albasky.com”:

https://albasky.com/mustafa-ose-te-themelohet-asociacioni-ose-vendi-te-shkoje-ne-zgjedhje/?fbclid=IwAR2kRse1ulkm8dbcv88J9Atq4iAaKJDtkEJbSYoQ3-Bs4HZaj47smYzDow0

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, në postimin e së cilës janë grumbulluar numër i madh komentesh e reagimesh. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë intervistën e Mustafës dhënë për emisionin Desku në “KTV”, vegëzën e të cilit mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “albasky.com” ka publikuar një intervistë të vjetër të ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të sajuar.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere