[email protected]
Pretendohet rrejshëm se “shqiptarët nga Zvicra të gatshëm të veshin uniformën e UÇK-së”
shape
shape
shape

Disa faqe në Facebook kanë publikuar sot (10 janar) dhe më 15 dhjetor një artikull me titull “Shqipëtarët Nga Zvicra Të Gatshëm Për T’vishur Uniformën E UÇK-Së! Mbi 2.700 Të Gatshëm BaIIë Serbisë”.

Ky artikull është publikuar më 4 prill 2022 nga portali i dyshimtë “blicalb.com”, i cili më pas u shpërnda nga këto faqe në Facebook. (shih këtu)

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në asnjë rast shqiptarët nga Zvicra nuk kanë pretenduar se janë të gatshëm të veshin uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), siç pretendohet në titull.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se artikulli është i vjetër, i publikuar në vitin 2017.

Ky artikull, atëkohë ishte publikuar nga portali nga Maqedonia e Veriut, “PreshevaJone.com”, i cili duke u bazuar në burimet e veta kishte pretenduar se “nga shoqatat e asociacioneve të komuniteti shqiptar ne Zvicër ka mësuar se 2700 te rinj nga 26  kantonet e  Zvicrës (për kanton nga 100 te rijnë) kanë shprehur dëshirën te veshin uniformën ushtarake, që në bazë vullnetare të shkojnë në Kosovë te mbrojnë vendin  e tyre ne rast sulmi nga Serbia”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Blicalb.com”:

https://blicalb.com/shqipetaret-nga-zvicra-te-gatshem-per-tvishur-uniformen-e-uck-se-mbi-2-700-te-gatshem-baiie-serbise/?fbclid=IwAR2T-_bTI2_FoIG4tgxak6X-XQs8YJzdBpyV9FfzHj9DjVSqbQlrLG4MOIc

Ky artikull i publikuar nga portali i dyshimtë “Blicalb.com”, është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet si “Autochthonous Shqipe”, “Artistet Shqiptar”, “Arena Shqip” dhe “Albania Today”.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe mediave sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (20 janar 2017) nga portali “Preshevajone.com”. (shih këtu)


Përveç që ky artikull është i vjetër dhe nga portali i dyshimtë është publikuar edhe me titull të sajuar, gjithashtu edhe fotografia nuk përputhet me ngjarjen.

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka gjetur se fotografia e përdorur nga portali i dyshimtë “Blicalb.com” është marrë nga portali “Ocnal.com”, në një artikull të publikuar në vitin 2020.

Portali “Ocnal.com”, më 8 mars të vitit 2020 e ka publikuar këtë fotografi me përshkrimin “Swiss soldiers of Albanian descent performing the two-headed eagle Albanian symbol” (Ushtarët zviceranë me origjinë shqiptare duke performuar simbolin e shqiponjës dykrenore shqiptare). (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “Blicalb.com” ka publikuar një artikull të vitit 2017, në të cilin thuhej se “Agjencia e lajmeve ‘Presheva Jonë’ duke ju referuar burimeve nga shoqatat e asociacioneve të komuniteti shqiptar ne Zvicër ka mësuar se 2700 te rinj nga 26  kantonet e  Zvicrës kanë shprehur dëshirën te veshin uniformën ushtarake, që në bazë vullnetare të shkojnë në Kosovë te mbrojnë vendin  e tyre ne rast sulmi nga Serbia.

Mirëpo, këtë artikull të vjetër, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë edhe titull të sajuar me pretendimin se shqiptarët nga Zvicra janë shprehur të gatshëm të veshin uniformën e UÇK-së.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë aritkull të “Blicalb.com” si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others