Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Vuçiq ka thënë se është pro dialogut për njohjen e Kosovës

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “a.news29media.com” dje (13 shtator) ka publikuar një artikull me titull “EKSKLUZIVE / Vucic eshte pro dialogut me Kosoven per njohjen e shtetit te Kosoves”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar që nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje thuhet se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke iu drejtuar deputetëve në seancën e posaçme të Kuvendit për Kosovën, kishte thënë se nuk do ta njohë Kosovën drejtpërdrejt apo tërthorazi dhe as nuk do të heqë dorë nga lufta legjitime për interesat kombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare.

Pra, nuk është e vërtetë që Vuçiq ka thënë se është pro dialogut për njohjen e shtetit të Kosovës, ashtu siç pretendohet në titull.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “a.news29media.com”:

https://a.news29media.com/ekskluzive-vucic-eshte-pro-dialogut-me-kosoven-per-njohjen-e-shtetit-te-kosoves/4659/?fbclid=IwAR2X70SWWOMpouy0BbHUMb6fchIZAf2NtNVb3QRTBW3I_w2Xr6rRSZ49Ly8

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në “Euronews Serbia” (këtu), dhe i përkthyer në gjuhën shqipe nga “Euronews Albania” (këtu).

Portali i dyshimtë “a.news29media.com” ka marrë këtë artikull të publikuar në “Euronews”, të cilit më pas i ka vënë titull të sajuar.


Analiza:

Portali i dyshimtë “a.news29media.com” ka publikuar një artikull me deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili ishte shprehur se nuk do ta njohë Kosovën drejtpërdrejt apo tërthorazi.

Ky portal i dyshimtë këtij artikulli i ka vënë titull të rremë me pretendimin se Vuçiq ka thënë se është pro dialogut për njohjen e shteti të Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere