Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Xhavit Haliti kishte zgjedhur Besnik Osmanin si Auditor të Përgjithshëm

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Të dielën (26 tetor), faqja “Fushë Kosova Lajm” (arkivuar) në Facebook publikoi një video-material 26 sekonda, përmes së cilës pretendohet se kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, nuk përfaqëson LDK-në, pasi i njëjti ishte zgjedhur auditor i përgjithshëm nga Xhavit Haliti, i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se pretendimi është i rremë.


Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info gjeti se me datë 3 mars 2016, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i kishte propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, Besnik Osmanin, kandidat për Auditor të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur edhe video-materialin autentik të publikuar nga mediumi “Kallxo.com” me datë 30 mars 2016. Në këtë përmbajtje, Xhavit Haliti (atëkohë kryetar i Kuvendit të Kosovës), sqaroi se Kuvendi zgjodhi Besnik Osmanin si Auditor të Përgjithshëm me 76 vota për, 3 kundër dhe 1 abstenim.

Po ashtu, hibrid.info gjeti artikuj të publikuar më 30 mars 2016 në disa media online në Kosovë, që raportuan zgjedhjen e Osmanit si Auditor të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Faqja “Fushë Kosova Lajm” publikoi një video ku pretendohej se kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, nuk përfaqëson këtë parti, me arsyetimin se ishte zgjedhur Auditor i Përgjithshëm nga Xhavit Haliti i PDK-së.

Pas verifikimit të fakteve u vërtetua se ish-presidentja Atifete Jahjaga ishte ajo që e propozoi Besnik Osmanin për postin e Auditorit të Përgjithshëm më 3 mars 2016. Më pas, më 30 mars 2016, Kuvendi i Kosovës e zgjodhi atë me 76 vota për, 3 kundër dhe 1 abstenim, siç e konfirmon edhe videoja autentike e publikuar nga “Kallxo.com”.

Edhe disa portale informative në Kosovë raportuan për këtë vendim në të njëjtën datë, duke vërtetuar se procesi i zgjedhjes së Osmanit nuk lidhet me ndonjë vendim të Xhavit Halitit apo të Partisë Demokratike të Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen e publikuar nga faqja “Fushë Kosova Lajm” si “Manipulim i fakteve” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere