Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë Të fundit | Foda s’ka deklaruar se publikimi i formacionit të Turqisë nga gazetarët ndi… Të fundit | “Information Laundering”: Si transformohet dezinformimi në “fakt” në epokën… Të fundit | Ramush Haradinaj nuk deklaroi se diaspora e do Kosovën më pak Të fundit | Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin Të fundit | Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”
[ ARTIKULLI ]

Publikohet deklaratë e rreme me pretendimin se Dua Lipa ka reaguar kundër Rita Orës

HIBRID

Disa faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar me 29 dhe 30 tetor një  fotografi të  Dua Lipës, këngëtares së famshme nga Kosova.

Fotografia është përcjellë me mbishkrimin: “Dua Lipa godet ashpër Rita Orën: Mos u bo pak e tepërt…”, duke pretenduar se Dua Lipa është shprehur kështu ndaj Rita Orës, këngëtares tjetër nga Kosova.

Gjatë hulumtimit nga Hibrid.info nuk është gjetur asnjë fakt që dëshmon se këngëtarja në fjalë ka deklaruar diçka të tillë.

Siç duket, këto faqe me anë të kësaj deklarate të pabazë, kanë dashur të ndërlidhen me veprimin e fundit të Rita Orës, e cila është parë e ulur afër tenistit serb Novak Djokovic gjatë një ndeshje sportit të Ragby-t. (shih këtu dhe këtu)


Vegëza e postimeve të  publikuara në  Facebook nga faqet “Gazeta Aktuale”, “Gazeta Shtatë “, “Portali Alt” dhe “Gazeta Tet”:

https://www.facebook.com/photo?fbid=863833155114097&set=a.270670367763715

https://www.facebook.com/photo/?fbid=427366509638367&set=a.255533566821663

https://www.facebook.com/photo/?fbid=307272442247741&set=a.102065936101727

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02n3mcAJ3j2UThjzT3eS7EnxLqdStrGfeQj5PqvPu4csJz67sLPLdN9FM4eAnuaFdul&id=100067904030440


Hibrid.info ka kontrolluar në profilet zyrtare të këngëtares Dua Lipa në mediat sociale, Facebook dhe Instagram, por që në to nuk është gjetur deklarimi i pretenduar nga faqet e lart-cekura. (shih këtu dhe këtu)

Ndërsa edhe në kërkimin e bërë nga hibrid.info nëpërmjet makinës së kërkimit “Google”, rezultatet e kërkimit nuk shfaqin prova që mbështesin deklarimin e pretenduar të Dua Lipës, nga faqet e lart-cekura.


Analiza:

Disa Faqe në Facebook kanë publikuar imazhin e Dua Lipës me mbishkrimin: “Dua Lipa godet ashpër Rita Orën: Mos u bo pak e tepërt…”, duke pretenduar se këngëtarja ka thënë diçka të tillë.

Por që hibrid.info ka hulumtuar dhe nuk ka gjetur fakte dhe dëshmi të besueshme, se një deklaratë e tillë ka ardhur nga këngëtarja.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson publikimin si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere