Të fundit | Videoja e vjetër e policisë së New York-ut paraqitet rrejshëm si eskortë e… Të fundit | Imazhi që paraqet një takim të Kurtit me Trumpin, i gjeneruar me IA Të fundit | Narrativa e Zakharovës pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: “Do të dënohen… Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor
[ ARTIKULLI ]

Publikohet konkurs i vjetër për vend të lirë pune në Kampin Bondsteel

FATBARDH DEMA

Faqet në Facebook “Exclusive Albania Today”, “Shqipet” dhe “Feja Ime” kanë publikuar dje (29 janar) një konkurs për një vend të lirë pune të shpallur nga Kampi Bondsteel.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky konkurs është i vjetër, i publikuar më 4 nëntor 2022 e që ishte i hapur deri më 17 nëntor (2022).

Pra, faqet e lartcekura janë munduar ta paraqesin këtë konkurs të vjetër si aktual, duke lënë vend për keqinformim te lexuesit.


Vegëzat e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Exclusive Albania Today”, “Shqipet” dhe “Feja Ime”:

https://www.facebook.com/albaniatod4y/posts/pfbid02AcAxKLYbhFVRe41TVnXV5SAq7A6a2GD4apuDy8VMwyYAhTH2BnfpGLUyVE2sV2hTl

https://www.facebook.com/al.shqipet/posts/pfbid03FNzMJJRDqWKp6wG74aYNo6U43CR2C4Zm1GZLR8eXNj1dYVt7B7GYgvoKA2VDUz3l

https://www.facebook.com/fejaime00/posts/pfbid02xTYhZGTSaqUUj9ZyJ6kmCs9f4ZpwWRPz1wa9pDJvs4FvkdGUBAXdvkjfWe5KMvLol


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë konkurs pune të publikuar në kohë reale (4 nëntor 2022) në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar dje (29 janar) një konkurs për një vend të lirë pune të shpallur nga Kampi Bondsteel.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky konkurs është i vjetër, i publikuar në nëntor të vitit 2022. Ndërsa faqet e lartcekura janë munduar ta paraqesin atë si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere