Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër me titull dhe fotografi të sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “timenews24hr.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se “njësitë e reagimit të shpejtë të Policisë së Kosovës, janë në gjendje gatishmërie, dhe se çdo serb që hyn në Kosovë do të arrestohet”.

Hibrid.info ka kontrolluar faktet e këtij artikulli, dhe ka vërtetuar se titulli është i rremë dhe lajmi është i vjetër.

Në përmbajtje gjendet lajmi i vitit 2018, atëkohë kur ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i ishte ndaluar hyrja në Kosovë, kur serbët festonin “Vidovdanin”. Ndërsa ky portal i dyshimtë duket se është munduar që ta lidhë këtë me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) të policisë nga qytete të ndryshme të Kosovës, në vitin 2018 i ishin bashkëngjitur pjesëtarëve të FIT-it në bazën e Njësisë speciale ‘Belveder’ në Mitrovicë, në pritje të një urdhri për të intervenuar në rast nevoje.

Vegëza e artikullit të publikuar në “timenews24hr.com”:

https://timenews24hr.com/archives/34622?fbclid=IwAR1d7UpHL302iD25C_pWP1a27YhBrNcs-gTf0LC6Ld6YzzSvL8czc9zNWjA

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Specialja”.

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/385476666550087


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale (28 qershor 2018) në kosovapress.com:

http://old.kosovapress.com/sq/lajme/njesite-e-reagimit-te-shpejte-i-bashkengjiten-fit-it-ne-mitrovice-168825/


Gjithashtu, në këtë artikull edhe fotografia nuk i përket ngjarjes aktuale, por as të asaj të vitit 2018. Hibrid.info gjatë hulumtimit të kryer përmes makinës së kërkimit “Google”, ka gjetur se kjo fotografi është bërë nga Associated Press (AP) e ndërlidhur me ngjarjen e majit 2019, kur Policia e Kosovës kishte arrestuar disa persona në veri të vendit në një operacion kundër krimit të organizuar.

Më poshtë mund të gjeni vegzën autentike të asaj ngjarje, ndërsa fotografia është e 14-ta me radhë.

https://apnews.com/article/belgrade-ap-top-news-international-news-arrests-crime-c7f894c07b8347ca957212523e4163e1


Analiza:

Portali i dyshimtë “timenews24hr.com” ka publikuar një artikull të vjetër me pretendimin ta paraqesë atë si aktual, duke i vënë titull dhe fotografi që nuk përputhen me përmbajtjen.

Gjithashtu, edhe në tekst kishte ndërhyrje duke pretenduar rrejshëm se NJRSH është e gatshme që ta arrestojë secilin serb që hyn në Kosovë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere