Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër me titull të rremë

HIBRID

Disa portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me titull të rremë, duke pretenduar se presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka thënë se “Do ta njohim Kosovën me një kusht, nëse kryeministri i Kosovës do të jetë serb”.

Kjo u vërtetua pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, pasi titulli nuk përputhet me përmbajtjen.

Në tekst gjendet një lajm i vjetër i publikuar në janar të vitit 2021 që ka të bëjë me një deklaratë të presidentit serb, i cili ishte shprehur se beson se do të ketë vazhdim të dialogut dikur, përkundër deklaratave, siç ishte shprehur, jo përgjegjëse si ajo e krijimit të “Shqipërisë së madhe”, që vijnë nga politikanët shqiptar.

Pra, nuk është e vërtetë se Vuçiq është shprehur se Serbia do ta njohë Kosovën, vetëm nëse kryeministri i saj do të jetë serb.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta si “banglarreporter.com” dhe “konakushqiptar.com”:

https://banglarreporter.com/archives/8964?fbclid=IwAR1L0asOSHznSPvaPcrKIYQfII0zrGvHbWKmGz9NoMM98fedaZhpeLtaTEg
https://banglarreporter.com/archives/8964?fbclid=IwAR1L0asOSHznSPvaPcrKIYQfII0zrGvHbWKmGz9NoMM98fedaZhpeLtaTEg
https://konakushqiptar.com/mbs/2022/02/14/vuciq-do-ta-njohim-kosoven-me-nje-kushtnese-kryeministri-i-kosoves-do-te-jete-serb/?fbclid=IwAR1Oc5mTqOiIOolv3oBrWUhpzTDzOXtw_PO60YBFNQOC4ddumAtvHfE-eCw
https://konakushqiptar.com/mbs/2022/02/14/vuciq-do-ta-njohim-kosoven-me-nje-kushtnese-kryeministri-i-kosoves-do-te-jete-serb/?fbclid=IwAR1Oc5mTqOiIOolv3oBrWUhpzTDzOXtw_PO60YBFNQOC4ddumAtvHfE-eCw

Ky artikull është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqet si “Gazeta Aktive” dhe “Gazeta Arbëria”, të cilat në këto postime kanë grumbulluar numër të madh komentesh e reagimesh. (shih këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur artikulli autentik i publikuar në gjuhën shqipe dhe në kohë reale nga portali “botasot.info”. (shih këtu)


Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe më herët në muajin dhjetor të vitit 2021 nga një portal tjetër i dyshimtë, i cili poashtu është verifikuar nga stafi i hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Portalet e dyshimta “banglarreporter.com” dhe “konakushqiptar.com” kanë publikuar një artikull të vjetër të cilin janë munduar ta paraqesin si aktual duke i vënë titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere