Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër me titull të sajuar

HIBRID

Publikohet lajm i vjetër me titull të sajuar

Portali i dyshimtë “shqip.albanian-news.com” ka publikuar një artikull me titull “Lajmi i fundit Forcat serbe shtohen rreth kufirit me Kosovën”.

Nga verifikimi i fakteve i kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli përmban lajm të vjetër dhe titull të sajuar, pasi pretendohet rrejshëm se ka të bëjë me ndonjë “lajm të fundit”.

Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik, i cili është i vjetër dhe i publikuar më 8 shkurt 2021 nga portali “syri.net”.

Pra, portali i dyshimtë “shqip.albanian-news.com” ka publikuar një artikull të vjetër, duke pretenduar rrejshëm se lajmi është aktual.

Vegëza e artikullit të publikuar në “shqip.albanian-news.com”:

http://shqip.albanian-news.com/2021/10/25/lajmi-i-fundit-forcat-serbe-shtohen-rreth-kufirit-me-kosoven/?fbclid=IwAR3jF9CZSDL1bPgTp80ie8TItOG_QbO2145cmwfImEe8ScOt-KQUirdrzsM


Ky artikull i vjetër me titull të sajuar është publikuar edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Botërore”, e cila numëron mbi 450 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/111958850936990/posts/280991970700343/


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale (8 shkurt 2021) nga portali “syri.net”.

https://www.syri.net/syri_kosova/sociale-lajme/216225/forcat-serbe-shtohen-rreth-kufirit-me-kosoven/


Analiza:

Portali i dyshimtë “shqip.albanian-news.com” ka publikuar një artikull të vjetër, me pretendimin ta paraqesë atë si aktual, duke e plasuar si “lajmi të fundit”.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere