Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ushtarët e Kosovës janë përleshur me Hamasin në Gaz… Të fundit | Shakaja për prejardhjen shqiptare të George Washingtonit vazhdon të paraqit… Të fundit | Vuçiq nuk është arrestuar Të fundit | Masat e disa shteteve për situata të mundshme emergjente ndërlidhen pa bazë… Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p…
[ ARTIKULLI ]

Ish-presidenti Bush nuk është deklaruar për Thaçin dhe procesin e tij gjyqësor në Hagë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi në Facebok nga llogaria “Moisi Golemi” pretendohet se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), George Bush, ka dhënë një deklaratë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë postim shkruan “THAÇI E PËRFAQËSON UÇK-NË NË HAGË. UDHËHEQËSI I LUFTËS DHE I PAVARËSISË NUK ËSHTË INDIVID. UNË BESOJ NË PAFAJËSINË E TIJ. AI DHE POPULLI I KOSOVËS LUFTUAN KUNDËS SHTYPJES”.

Këtë deklaratë, Bush pretendohet ta ketë dhënë për televizionin “ABC NEWS”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se Bush nuk ka dhënë asnjëherë deklaratë të tillë për Thaçin.


Hibrid.info, fillimisht ka kërkuar në “Google” me fjalët kyçe në anglisht “George W. Bush: Thaçi represents the KLA in The Hague” (George W. Bush: Thaçi përfaqëson UÇK-në në Hagë), por rezultatet nuk shfaqin asnjë publikim në media kredibile. (shih këtu)


Hibrid.info kërkoi edhe në ueb-faqen zyrtare të televizionit amerikan “ABC NEWS” lidhur me këtë deklaratë, por që e njëjta nuk është gjetur e publikuar nga ky medium. (shih këtu)

Po ashtu, emër të ngjashëm ka edhe një televizion në Shqipëri “ABC NEWS AL”. Hibrid.info ka kërkuar edhe ueb-faqen zyrtare të këtij mediumi, e që gjithashtu nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë e dhënë nga Bush për Thaçin. (shih këtu)


Pse trajtohet kjo përmbajtje?

Publikuesi i kësaj përmbajtje në Facebook, deri në shkrimin e këtij artikulli ka arritur që në këtë postim të grumbullojë mbi 2 mijë e 500 reagime, mbi 200 komente e mbi 120 shpërndarje. (shih këtu)

Në seksionin e komenteve, vërehet se shumica e lexuesve e kanë marrë këtë përmbajtje si të vërtetë. (shih këtu)

Analiza

Pretendimi se ish-presidenti amerikan George W. Bush ka dhënë një deklaratë në mbështetje të Hashim Thaçit dhe procesit të tij gjyqësor në Hagë, duke u cituar si burim “ABC News”, është i rremë.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, u vërtetua se një deklaratë e tillë nuk është publikuar nga asnjë medium kredibil dhe nuk gjendet as në ueb-faqen zyrtare të “ABC News” në SHBA, as në “ABC News AL” në Shqipëri.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere