Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër për përkeqësimin e motit në Shqipëri

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “Live News” ka publikuar sot (30 janar) një artikull me titull “Shi, breshër dhe stuhi, ja si do të jetë moti për sot dhe nesër në…”

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli ka të bëjë me parashikimin e motit në Shqipëri dhe se i njëjti është i vjetër.

Pra, faqja e lartcekur ka publikuar një artikull për parashikimin e motit të datës 3 nëntor, të cilin e ka paraqitur si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Live News”:

https://www.facebook.com/livenewsshqip/posts/pfbid0WsG6HdH9mHYddukMQdEzYzGG8oYQ4qFYeq3b6aw8rQoVwp4y1gPp7hgJ3JxdJbr7l


Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, ka gjetur se artikulli për parashikimin e motit është publikuar nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri me datë 4 nëntor 2023. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më tej faktin se parashikimi për motin, i publikuar nga faqja “Live News” është i vjetër, hibrid.info ka gjetur të publikuar në faqen “Sherbimi Meteorologjik Ushtarak” parashikimin e motit për këtë javë në Shqipëri, ku shihet se nuk do të ketë përkeqësim të motit. (shih këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook ka publikuar parashikimin e motit për territorin e Shqipërisë, të datës 3 nëntor, të cilin e ka publikuar si aktual, duke paralajmëruar se sot dhe nesër pritet të ketë shi, breshër e stuhi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere