Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër për shtrenjtimin e qirave në Tiranë

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “xnews7.com” ka publikuar sot (4 janar) një artikull me titull “Lajm i keq për ata që jetojnë me qira në Tiranë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky lajm është i vjetër.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “xnews7.com”:

https://xnews7.com/2024/01/04/lajm-i-keq-per-ata-qe-jetojne-me-qira-ne-tirane/?fbclid=IwAR2mLiZfSwdR7M8Y3Mb8SFJ0Mi9nvaREBYiV3M1YU4aV4kv6KfyXgLOBqzI

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Rich Shqip”, e cila numëron mbi 100 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (17 shtator) në mediumin online “Top-Channel.tv”. (shih këtu)


Siç shihet, portali i dyshimtë “xnews7.com”, është munduar ta paraqesë këtë artikull si aktual, të cilit po ashtu i ka ndryshuar edhe titullin.


Analiza:

Portali i dyshimtë “xnews7.com” ka publikuar një lajm të vjetër për shtrenjtimin e qirave në Tiranë, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere