[email protected]
Kryeministri i Belgjikës nuk ka deklaruar për Kurtin, siç pretendohet
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com” ka publikuar artikullin me titull “Kryeministri i Belgjikës: Kurtin lirisht mundeni ta lini edhe lider i Europës, ai është i jashtëzakonshëm”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, që nuk përputhet me përmbajtjen e artikullit.

Gjithashtu, lajmi është i vjetër i datës 28 prill 2021, dhe ka të bëjë me takimin që kryeministri i Kosovës Albin Kurti pati me homologun e tij nga Belgjika, Alexander De Croo gjatë vizitës zyrtare dy ditore në Bruksel në pjesën e parë të muajit maj.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë me atë që pretendohet në titullin e artikullit të publikuar në “readkoala.com”.

Teksti i artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

Për takimin, që ka pasur sot Kryeministri Albin Kurti me homologun e tij belg, Alexander De Croo, Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje…

Sipas njoftimit, Kurti është pritur nga kryeministri i Belgjikës sot gjatë ditës derisa, në takim ai ishte me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvilli, dhe Dialog, Besnik Bismili dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz. / 7 sekonda pasi ta hëpsh marketingun dhe vazhdo me PAMJET EKSKLUZIVE

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/06/27/kryeministri-belg-kurtin-lirisht-mundeni-ta-lini-edhe-lider-i-europes-ai-eshte-i-jashtezakonshem/?fbclid=IwAR0A96lkSA_WvjE878ElK-Gyl7P7yUsiszovKQeFSu699QBuTOn0MHhkkPM

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga disa media online, i cili është publikuar pjesërisht në përmbajtjen e artikullit e djeshëm (27 qershor) nga “readkoala.com”, por me titull të sajuar.

https://kosovapress.com/kurti-takohet-me-kryeministrin-belg-alexander-de-croo/

https://www.aa.com.tr/sq/ballkani/kryeministri-kurti-fillon-vizit%C3%ABn-dyditore-n%C3%AB-bruksel-takon-homologun-belg-de-croo/2223227


Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka publikuar një lajm të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë. I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook në faqen “Në Kohë”, ku ka arritur të grumbullojë numër të madh reagimesh, komentesh si dhe shpërndarje.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others