Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Artikuj me tituj përgjithësues për rastet tragjike, që nuk sqarojnë vendndodhjen e ngjarjeve

HIBRID

Portale të dyshimta si dhe portale informative në gjuhën shqipe, gjatë ditëve të fundit kanë publikuar artikuj me tituj përgjithësues për raste tragjike që kanë ndodhur në shtetet e tjera.

Gjatë monitorimit ditor, hibrid.info ka arritur t’i grumbullojë disa artikuj me strukturë të tillë nga portalet e dyshimta “lajmifundit.al” e “belmouth.com” dhe nga portali informativ “ntv.al”.                                

Pra, këto portale kanë vendosur tituj përgjithësues në këta artikuj duke mos e bërë të qartë vendin e ngjarjes, dhe marrë parasysh që përmbajtjet e tyre janë në gjuhën shqipe, këta tituj çorientojnë audiencën se ngjarja mund të ketë ndodhur në ndonjë nga vendet shqip-folëse.


Titujt e vendosur në artikujt e publikuar:

E rëndë, autobusi me nxënës del nga rruga dhe përmbyset në kanal (28 shkurt)

Ngjarje tronditëse/ Vritet një student universiteti dhe dy burra (29 shkurt)

Krim i rëndë brenda familjes, vjehrri vret dhëndrin dhe më pas veten (1 mars)


Vegëzat e artikujve të publikuar në portalet e dyshimta dhe portale informative:

https://www.belmouth.com/2024/02/28/e-rende-autobusi-me-nxenes-del-nga-rruga-dhe-permbyset-ne-kanal/?fbclid=IwAR1YcTUQX-ez2kuVO2t-CCMdBus-c2zsN2whTLCzuEHn69lJZSpKLvVx5bk

https://lajmifundit.al/bota/-i-rende-brenda-familjes-vjehrri-vret-dhendrin-dhe-me-pas-veten-i1253253?fbclid=IwAR3ldyXvBnFJ7DkMVbAp9NbS3Yg20kDqE1r77EPJHA8sHJmoj0hBIqMvPJg


Artikulli nga “belmouth.com” me titull “E rëndë, autobusi me nxënës del nga rruga dhe përmbyset në kanal”, në përmbajtje tregon se rasti ka ndodhur në Itali, ndërsa hibrid.info për të vërtetuar edhe më tej këtë fakt ka gjetur artikullin e publikuar nga mediumi italian “news.italy24.press”, ku thuhet se ky aksident ka ndodhur në Baragiano, të Italisë. (shih këtu)


Artikulli i “ntv.al” për vrasjen e 3 personave sqarohet vetëm në përmbajtje se ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ndërsa hibrid.info ka gjetur edhe artikullin e mediumit britanik “bbc.com”, i cili ka raportuar për të njëjtën ngjarje dhe menjëherë në titull ka dhënë informacionin se ngjarja ka ndodhur në Johanesburg, të Afrikës së Jugut. (shih këtu)


Ndërsa artikulli i “lajmifundit.al” me titull “Krim i rëndë brenda familjes, vjehrri vret dhëndrin dhe më pas veten”, ka ndodhur në Greqi dhe për këtë ngjarje ka raportuar edhe mediumi grek “ekathimerini”, ku tregohet se kjo ka ndodhur në Nikaia, të Greqisë. (shih këtu)


Analiza:

Disa portale informative dhe portale të dyshimta kanë publikuar artikuj me tituj përgjithësues lidhur me raste tragjike që kanë ndodhur në shtete tjera, duke mos treguar në titull  vendin se ku ka ndodhur rasti.

Këto raste kishin ndodhur në vendet jo shqip-folëse, ndërsa përmbajtja e këtyre portaleve është në gjuhën shqipe, dhe duke mos sqaruar vendin se ku ka ndodhur ngjarja nënkupton mundësinë e ngjarjes në territorin e ndonjërit prej shteteve shqip-folëse në rajon, duke vënë në këtë mënyrë në lajthitje lexuesit.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këta artikuj i vlerëson si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere