Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet sondazh i rremë për zgjedhjet parlamentare

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Nëpërmjet një publikimi në TikTok është pretenduar për sondazh të kryer lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

“Sondazhi i fundit. Lvv 86%, Ldk 7%, Pdk 6%, Psd 1%. Ramushi se kalon pragun, shkaku i deklaratave ti tij kunder Albin Kurtit,” shkruhet në publikimin e llogarisë “albin_kurti2” në TikTok.

Çka nuk shkon me këtë publikim?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i rremë. Hibrid.info ka verifikuar në makinën online të kërkimit “Google” me fjalët kyç “Lvv 86%”, dhe “Sondazhi i fundit në Kosovë”. Asnjëri nga këto kërkime nuk shfaqi rezultate të bazuara në mediume kredibile a organizata që merren me sondazhe.

Përmbajtja deri tash ka marrë gati 50 mijë shikime dhe gati 1500 pëlqime. Janë afro 450 komente po ashtu.


Rreth sondazheve

Sondazhi është hetim paraprak për të njohur një gjendje, mendimet a qëndrimet për diçka të caktuar. Në këtë metodë statistikore nxirren rezultate bazuar në studimin e një pjese të popullatës, që quhet mostër.

Dy sondazhet për të cilat ka pasur publikime muajve të fundit janë ai i prillit, kur “reporteri.net” publikoi disa të dhëna për të cilat raportoi se janë marrë nga një sondazh i kryer nga kompania “UBO Consulting” dhe ai qershorit kur “albanianpost.com” publikoi sondazh të realizuar nga kompania “Source” në bashkëpunim me këtë portal. Të dhënat e dy sondazheve tregonin përqindje tjera për Lëvizjen Vetëvendosje.

Javëve të fundit janë shtuar publikimet me pretendime për sondazhe për zgjedhjet. Hibrid.info ka verifikuar disa të tilla. (shih disa këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Llogaria me emrin “albin_kurti2” në TikTok ka pretenduar për publikimin e një sondazhi të fundit.

Hibrid.info ka përdorur “google.com” dhe në disa mënyra të ndryshme të kërkimit ka verifikuar se nuk ka pasur publikim me pretendimin e tillë në asnjë burim kredibil informacioni.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere