Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Qeveria e Kosovës nuk ka marr vendim që nga muaji shkurt të ndajë nga 100 euro për qytetarët

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “makamuki.com” ka publikuar me datë 13 janar një artikull me pretendimin se Qeveria e Kosovës ka marr vendim që në muajin shkurt të ndajë nga 100 euro për të gjithë qytetarët që jetojnë në qytete, e jo edhe për ata që jetojnë në fshatra.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli është i fabrikuar, dhe se një vendim i tillë nuk është marr nga Qeveria e Kosovës.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “makamuki.com”:


I njëjti artikull është shpërndarë edhe nga disa faqe në Facebook. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit të kryer në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në rubrikën ku publikohen vendimet e Qeverisë, hibrid.info ka vërtetuar se ky institucion nuk ka marr vendim për shpërndarjen e 100 eurove, siç pretendohet rrejshëm nga portali i dyshimtë “makamuki.com”. (shih këtu)

Vendim për ndarje të ndihmave financiare nga Qeveria nuk është marr që nga data 13 dhjetor, atëkohë kur u aprovua ndarja për shtesën e njëhershme prej 100 euro për secilin fëmijë përfitues nga Shtesat për Fëmijë, si dhe për pensionistët. (shih këtu)

Pas kërkimit në ueb-faqen e Gazetës Zyrtare në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, është parë që asnjë nga vendimet e fundit të marra nga Qeveria, nuk janë për ndonjë shpërndarje të mbështetjeve financiare, e aq më pak për ndarje të 100 eurove, siç pretendohet.


Vendimet e fundit të Qeverisë:


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se një portal i dyshimtë ka publikuar një artikull me pretendim të rremë se Qeveria e Kosovës ka marr vendim që nga muaji shkurt të ndajë nga 100 euro për qytetarët.

Hera e fundit që Qeveria e Kosovës kishte marr vendim për ndarje të ndihmave financiare, ishte data 13 janar, kur u aprovua ndarja për shtesën prej 100 eurove për secilin fëmijë përfitues nga Shtesat për Fëmijë, si dhe për pensionistët.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere