Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon…
[ ARTIKULLI ]

Drecun pretendon pa fakte se Kurti po synon përçarjen e serbëve të Kosovës

HIBRID

Milovan Drecun ka pretenduar se Albin Kurti po synon t’i përçajë përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.

Drecun i cili udhëheqë me Komisionin për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, në prononcim për agjencinë e lajmeve “Sputnik” në versionin serbisht, ka pretenduar se fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, do të tentojë që t’i përfshijë disa përfaqësues serb në ekipin negociator të Kosovës. Këto pretendime të bëra artikullin me titull “Lojë e rrezikshme e Prishtinës: Një përpjekje për të sjellë mosmarrëveshje midis serbëve dhe për të vrarë dialogun me Beogradin”, Drecun i bazon vetëm në zotimin e Kurtit për dialog me serbët e Kosovës, para atij në Bruksel me Beogradin.

Deklarata e Drecun për Sputnik:

“Ai ka thënë se nuk do të bisedoj me Listën Serbe, por nuk ka thënë se me kë do të bisedoj. Individët me të cilët ai bisedon nuk janë përfaqësues të forcave politike të serbëve, dhe me këtë ata nuk kanë mandat që të flasin në emër të popullit serb”.

Drecun gjithashtu ka thënë se me këtë strategji, Kurti po mundohet që t’i ikë dialogut me me Beogradin.

Mirëpo, këto pretendimi të këtij zyrtari serb, nuk është se bazohen në fakte. Gjithçka që Kurti ka folur deri më tani në këtë drejtim, nuk e plotëson pretendimin e Drecun-it, të bërë në kuadër të këtij prononcimi për “Sputnik”.

Kurti gjatë shpalosjes së programit së partisë së tij për dialogun dhe komunitetin serb gjatë fushatës parazgjedhore, pati thënë se që nga fillimi i qeverisjes së tij, do të fillojë dialogun me serbët lokalë në Kosovë. Në një truezë diskutimi me temë “Alternativa e Vetëvendosjes për dialogun”, organizuar më 30 mars të këtij viti nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Kurti pati thënë:

“LVV-ja konsideron se çdo ditë që nuk kemi dialog me serbët e Kosovës është ditë e humbur. Ne duhet t’i japim prioritet dialogut me serbët e Kosovës si qytetarët të vendit tonë. Me ç‘rast do të duhej të theksonim , atë që është e përbashkët midis nesh e këto janë mungesa e vendeve të punës, mungesa drejtësisë, por edhe profesionet e ndryshme të përbashkëta që i kemi hallet e përditshme sidomos në fushën socio-ekonomike. Në vend të dialogut ne Bruksel me dyer të mbyllura, dialogu diplomatik ku ftohen krerët e shteteve që marrëveshjen eventuale t’ua shesin popujve përkatës kur të kthehen në vendet e tyre. Ne do të duhej të insistojmë për dialog të hapur shoqëror demokratik më parë se për pajtim për zhvillim”.

https://www.koha.net/arberi/84162/kurti-vetevendosje-eshte-per-dialog-me-serbet-e-kosoves/


Analiza:

Siç mund të vërehet nga kontrolli i citateve të zyrtarit serb, Milovan Drecun, mund të vlerësohet se pretendimet e tij për synimet e Albin Kurtit në raport me komunitetin serb dhe dialogun me Beogradin, janë vetëm disa trillime, dhe që nuk bazohen mjaftueshëm. Për parashikimin e tij, Drecun mundohet ta përdor si fakt qëndrimin e Kurtit për dialogun, por të cilin e deformon në analizë e sipër.

Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim të Milovand Drecun-it si “Manipulim i Fakteve” dhe “Teori Konspirative”.



Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere