Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht se Bekaj është dënuar me 100 mijë euro nga FSHF-ja

FATBARDH DEMA

Portali informativ “indeksonline.net” me datë 26 maj ka publikuar një artikull në lidhje me dënimin e shqiptuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ndaj portierit të klubit të futbollit – Tirana, Visar Bekajt.

Bekaj u dënua nga FSHF për shkak të nxitjes së dhunës ndaj gjyqtarëve pas ndeshjes Tirana – Bylis. (shih këtu dhe këtu)

“Indeksonline.net” ka pretenduar se Bekaj është dënuar me gjobë 100 mijë euro. Por, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ndaj futbollistit të lartcekur është shqiptuar gjobë prej 100 mijë lekësh.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Indeksonline.net”:

https://indeksonline.net/visar-bekaj-denohet-me-12-muaj-pezullim-nga-federata-e-shqiperise/


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Indeksonline.net”:

Visar Bekaj dënohet me 12 muaj pezullim nga federata e Shqipërisë

Portieri kosovar, Visar Bekaj është dënuar nga Federata e Futbollit të Shqipërisë me 12 muaj pezullim dhe gjobë në masën 100.000 euro.

Sipas vendimit të FSHF-së, Bekaj është dënuar për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës, në ndeshjen e së enjetes ndaj bylysit, shkruan IndeksOnline.


Në vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së bëhet e qartë se Bekaj, përveç që është dënuar me 12 muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet, ndaj tij është shqiptuar edhe gjobë prej 100 mijë lekësh.

“Lojtari i KF Tirana, Visar Bekaj, për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës, në bazë të nenit 51/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë”, thuhet në njoftim të FSHF-së. (shih këtu)


Pra, duke u mbështetur në njoftimin e FSHF-së, bazuar në këmbimin valutor, hibrid.info ka vërtetuar se Bekaj është dënuar me rreth 900 euro gjobë ose 100 mijë lekë. (shih këtu)


Analiza:

Portali “indeksonline.net” ka raportuar gabimisht se FSHF ka dënuar me 100 mijë euro gjobë futbollistin e Tiranës, Visar Bekajn, me akuzën për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës, pas ndeshjes ndërmjet Tiranës dhe Bylisit.

Në njoftimin e FSHF-së, thuhet se Bekaj është dënuar me 100 mijë lekë. E konvertuar në valutën e Euro-s, i bie që futbollisti duhet të paguajë rreth 900 euro, saktësisht 905 euro.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere