[email protected]
Ri-publikohet artikulli i janarit me pretendimin të paraqitet si aktual
shape
shape
shape

Faqja në Facebook e quajtur “33shi.com” ka publikuar sot (13 shkurt) një artikull me titull “Vjen një lajm i mirë për tërheqjen e trustit”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër.

Pas hulimtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se në përmbajtje gjendet lajmi i datës 3 janar, i publikuar në portalin “Insajderi.org”.

Në përmbajte gjendet prononcimi i Bekim Haxhiut, iniciuesi i Projektligjit për tërheqjen e Trustit, i cili atëkohë ishte shprehur se do të jetë në rend dite projektligji qysh në seancën e parë.

Faqja “33shi.com” është munduar që këtë artikull të vjetër ta paraqesë si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “33shi.com”:

https://www.facebook.com/33shi/posts/pfbid0BWpWhF6qsnqUBWyabuHNMWPwPqk6NRbZ1p1TLAtMJUJjt3D8jyA5UH23BkP9kT2dl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (3 janar 2023) në portalin “Insajderi.org”. (shih këtu)


Kjo nuk është hera e parë që faqja e lartcekur këtë artikull të vjetër e paraqet si aktual. I njëjti është publikuar edhe më 25 janar, e që po ashtu është trajtuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “33shi.com” ka publikuar sot (13 shkurt) një artikull të vjetër (3 janar 2023), me deklaratën e iniciuesit të Projektligjit për tërheqjen e Trustit, Bekim Haxhiu, i cili atëkohë ishte shprehur se ky projektligj do të jetë në rend dite qysh në seancën e parë në Kuvend.

Faqja e lartcekur e ka publikuar këtë artikull të vjetër me pretendimin ta paraqesë si aktual. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others