[email protected]
Ri-publikohet lajm i vjetër për ndërprerje të rrymës në veri të Mitrovicës
shape
shape
shape

Portali “Jepize.com” në faqen e tij zyrtare në Facebook ka publikuar dje (27 dhjetor) një postim me pretendimin se veriu i Mitrovicës mbetet pa rrymë.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky informacion i dhënë nga ky portal, është i vjetër.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes medias sociale Facebook, ka vërtetuar se ky portal të njëjtin lajm, me të njëjtën fotografi ilustruese, e ka postuar edhe me datë 29 dhjetor të vitit 2021. Pra, këtë lajm të vjetër është munduar ta paraqesë si aktual.


Postimi i “Jepi zë” në Facebook:

Ndodh rrallë: Veriu i Mitrovicës pa rrymë

***

Reduktimet që kanë nisur që nga java e kaluar, po vazhdojnë ende në gjithë territorin e Kosovës.

Madje, sonte rrymë nuk pati as në pjesën ku nuk ndalej thuajse kurrë, shkruan “Jepi zë”.

Siç shihet, veriu i Mitrovicës ka mbetur në terr gjatë orëve të mbrëmjes së sotme.

Qytetarët shpesh janë ankuar se pjesa e veriut të Kosovës nuk kishte reduktime, ndërkohë që rryma ndalej në gjithë vendin.


Vegëza e artikullit të publikuar në faqen “Jepi zë” në Facebook me datë 27 dhjetor 2022:

https://www.facebook.com/jepize02/posts/pfbid02a1JoHYVTc5pz9L7MeuD4qvMR7DLjqsN58pf2pws7cC2Dp35tmX5ToJySSWYEngVFl

I njëjti postim është bërë edhe me datën 29 dhjetor të vitit 2021. (shih këtu)


Ky postim i bërë dje (27 dhjetor) nga “Jepi zë”, është publikuar edhe nga portali tjetër informativ “Fokusi.info”, i cili duke e cituar këtë portal, duket se padashje e ka publikuar këtë lajm të vjetër si aktual. (shih këtu)


Megjithatë, nuk mund të dihet me saktësi nëse ka pasur reduktime të energjisë elektrike në veri të Mitrovicës.

Hibrid.info nuk ka arritur të konfirmojë një gjë të tillë pasi që kompania për distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), në platformën e saj online, nuk njofton lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike si pasojë e punimeve në rrjet në pjesën veriore të Mitrovicës (shih këtu), kjo për shkak se përgjegjës për distribulim të energjisë elektrike në atë pjesë është kompania tjetër “Elektrosever”.

Kjo kompani ka marrëveshje për kyçje me KEDS-in dhe një marrëveshje komerciale me KEDS-in për ofrimin e shërbimeve të shpërndarjes (faturimi, arkëtimi, mirëmbajtja dhe lidhja fizike e konsumatorëve të rinj) në katër komunat veriore me shumicë serbe sipas paragrafit 1 të nenit 5 të Marrëveshjes së vitit 2013. (shih këtu dhe këtu)

Mirëpo, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë informacione apo të dhëna nga kompania “Elektrosever” e, si rrjedhojë, as ndonjë plan të reduktimeve të energjisë elektrike për pjesën ku operon (veri të Kosovës) pasi, sipas rezultateve të kërkimit, vërehet se ajo nuk ka ende një platformë online. (shih këtu)

Përkundër mungesës së informacioneve për reduktime në pjesën veriore të Kosovës, ajo çka shihet qartë në artikullin e “Jepize.com” është se përmbajtja është e vjetër dhe është ri-publikuar si e tërësishme. Kjo bënë të kuptohet se ky informacion nuk është i saktë.


Analiza:

Portali “Jepize.com” në faqen e tij në Facebook ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2021, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Lajmi i publikuar në vitin 2021 kishte të bëjë me mungesën e energjisë elektrike në pjesën veriore të Mitrovicës. Kjo faqe e ka publikuar të njëjtin dje (27 dhjetor) me pretendimin ta paraqesë si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others