Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Ripostohet lajmi i rremë me pretendimin se Greqia e njeh pavarësinë e Kosovës

HIBRID

Faqja e quajtur “Në Kohë” në Facebook ka ripostuar një lajm me pretendim të rremë se gjoja Greqia e ka njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Hibrid.info ka kontrolluar faktet në këtë artikull, i cili është i publikuar në gusht të këtij viti nga portali i dyshimtë “todaynews74.com”.

Në përmbajtjen e këtij artikulli gjendet një deklaratë e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias e datës 5 korrik të këtij viti

Por kjo deklaratë e Dendias iu referua gjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Sa i përket ligjshmërisë së njohjes së mundshme, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi në 2010 që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, sepse nuk është produkt i përdorimit të dhunës së paligjshme të dënuar nga Këshilli i Sigurimit. quhet pseudo-shtet turk në Qipro) 1983. Me rënien e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë, shumë shtete të reja u themeluan, asnjë prej të cilave nuk ishte rezultat i sulmeve të jashtme” , kishte thënë Dendias.

Pra, nuk është e vërtetë se Greqia ka njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “todaynews74.com”.

Vegëza e postimit të këtij artikulli në Facebook nga faqja “Në Kohë”:

https://www.facebook.com/nekohe/posts/238271785000722

Vegëza e artikullit me titull të rremë e publikuar më 15 gusht nga portali i dyshimtë “todaynews74.com”:

https://newstoday74.com/2021/08/15/e-madhe-kjo-urime-kosove-greqia-njeh-pavarsine-e-shtetit-te-kosoves/?fbclid=IwAR2rvLkfM1FyhZOywwY7AHIwvuTuwS_Zcd1HI6NPhAOrEdO7FGLE4i_8xjo

Gjatë hulumtimit të kryer nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, është gjetur se artikulli me deklaratën e ministrit grek Dendias, është i vjetër, i cili u publikua më 5 korrik të këtij viti.

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale nga disa media online në gjuhën shqipe.

https://abcnews.al/njohja-e-pavaresise-se-kosoves-nga-greqia-dendias-i-referohet-hages/

https://www.infoshqip.com/njohja-e-pavaresise-se-kosoves-nga-greqia-dendias-i-referohet-hages/


Analiza:

Faqja e quajtur “Në Kohë”, e cila numërom mbi 400 mijë ndjekës në Facebook, ka postuar një artikull me titull të rremë të cilin e ka marrë nga portali i dyshimtë “todaynews74.com”.

Ky artikull i vjetër përmban titull të sajuar, që pretendon rrejshëm se Greqia e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

 Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere