[email protected]
Rritja e keqinformatave në TikTok, zgjedhjet në fokus
shape
shape
shape

Përgatiti: Festim Rizanaj

Monitorimi i përmbajtjeve në mediat sociale në gjuhën shqipe nga hibrid.info zbulon një trend të vazhdueshëm në përdorimin e këtyre platformave për shpërndarjen e informacionit të pasaktë dhe manipulues.

Gjatë muajve të fundit, TikTok ka regjistruar një rritje në përhapjen e keqinformatave, duke u bërë burim shqetësues i informacionit të pasaktë dhe manipulues. Kjo platformë, me përdorueshmërinë dhe popullaritetin e saj të gjerë, po ndikon gjithnjë e më shumë në formësimin e opinioneve përmes përmbajtjeve të dyshimta dhe të pabazuara.

Gjatë muajit shtator, rreth 70% e përmbajtjeve të klasifikuara si keqinformuese ishin të pranishme në mediat sociale. 35% e keqinformatave u shpërndanë përmes platformës TikTok. Ky trend vijoi të rritet gjatë tetorit, kur 73% e përmbajtjeve të ngjashme u publikuan në mediat sociale, dhe TikToku përbënte 38%. Ndërkaq, në muajin nëntor, përqindja e përgjithshme e keqinformatave në mediat sociale u rrit në 81%, ndërsa TikTok u shqua veçanërisht si platformë kryesore, duke kontribuar me 57% të përmbajtjeve të pasakta të shpërndara gjatë atij muaji. Këto shifra tregojnë një rritje të vazhdueshme të përdorimit të TikTokut për përhapjen e keqinformatave.

Përqindja e keqinformatave në TikTok brenda mediave sociale gjatë muajve shtator-nëntor

Temat për të cilat u keqinfomua në TikTok

Gjatë periudhës tremujore (shtator, tetor, nëntor), temat kryesore të keqinformatave në TikTok përfshinin politikën, sigurinë dhe drejtësinë, duke reflektuar një fokus të lartë në çështje të ndjeshme dhe aktuale. Politika ishte tema më e përhapur në të gjithë periudhën, duke nisur me 19% të përmbajtjeve në shtator dhe duke arritur kulmin në tetor me 31%, për t’u stabilizuar në 24% në nëntor. Sondazhet zgjedhore dhe zgjedhjet në Kosovë ishin çështje të përsëritura, të ndjekura nga pretendimet e rreme për armatosjen e FSK-së dhe spekulimet për lirimin e figurave politike nga Gjykata Speciale. Siguria ishte gjithashtu një fushë e dominuar, duke u rritur nga 14% në shtator në 16% në nëntor, ndërsa fusha e drejtësisë u bë më e theksuar në nëntor me 10% të përmbajtjeve keqinformuese. Kjo periudhë tregon se TikTok po përdoret si një platformë e fuqishme për përhapjen e keqinformatave, sidomos mbi çështje politike dhe lidhur me zgjedhjet.

Shtator: Lajmet e rreme kanë dominuar në TikTok, duke përbërë 19% të përmbajtjeve. Dy fushat kryesore ku është shpërndarë keqinformimi në TikTok janë politika (19%) dhe siguria (14%). Sa i përket temave specifike, armatosja e FSK-së dhe sondazhet zgjedhore janë ato që kanë pasur më shumë përhapje. (shih këtu raportin monitorues të keqinformimit për muajin shtator)

Tetor: Në TikTok, përmbajtjet keqinformuese janë vlerësuar në kategoritë dominuese si vijon: 24% e publikimeve janë klasifikuar si lajme të rreme, 7% si dezinformata, 4% si manipulim i fakteve/dezinformatë, 2% si dezinformatë/clickbait dhe 2% si manipulim i fakteve. Temat dominuese të përmbajtjeve keqinformuese në TikTok përfshijnë sondazhet zgjedhore me 13%, pasuar nga rritja e pagave dhe zgjedhjet në Kosovë, secila me 4%, si dhe veriu gjithashtu me 4%. Përmbajtjet keqinformuese në TikTok janë kryesisht të lidhura me politikën me 31%, duke përfshirë tema të tilla si sondazhet zgjedhore dhe zgjedhjet në Kosovë. (shih këtu raportin monitorues të keqinformimit për muajin tetor)

Nëntor: Në TikTok, përmbajtjet keqinformuese janë fokusuar kryesisht në temat e politikës (24%), të ndjekura nga çështjet e sigurisë (16%) dhe drejtësisë (10%), duke reflektuar interesin e lartë për tema të ndjeshme dhe aktuale. Dy kategoritë dominuese të përmbajtjeve keqinformuese në TikTok gjatë muajit nëntor ishin lajmet e rreme (27%) dhe dezinformatat (10%), duke përbërë pjesën më të madhe të keqinformimeve të shpërndara. Temat kryesore për të cilat u keqinformua në TikTok gjatë muajit nëntor përfshijnë pretendime të rreme për armatosjen e FSK-së (12%) me pajisje ushtarake; keqinformata ndërlidhur me zgjedhjet në Kosovë (10%), pretendime të rreme se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli do të lirohen me 20 dhjetor nga Gjykata Speciale (10%); si dhe sondazhe të rreme, të manipuluara zgjedhore (6%), duke reflektuar një fokus të madh në çështje politike dhe të sigurisë. (shih këtu raportin monitorues të keqinformimit për muajin nëntor)

Share With Others

Translate »