[email protected]
Fotografia e një mashtruesi rus, pretendohet të paraqitet si e një gjinekologu nga Prishtina
shape
shape
shape

Disa portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me titull “Gjinekologu i famshëm nga Prishtina po bën buj me çdo grua që po mjekohet tek ai, dalin pamjet tronditëse”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Si rezultat i hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se ky lajm është i vjetër, i cili u publikua në vitin 2018 dhe nuk ka të bëjë me ndonjë doktor gjinekolog nga Prishtina, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit.

Ndërsa, autori i këtij artikulli të rremë, ka përdorë përmbajtje të bazua në një ngjarje tjetër, duke e kombinuar me fotografi, gjithashtu jo adekuate.

Në fakt, lajmi përshkrues i fotografisë i përgjigjet një ngjarjeje në Rusi. Bëhet fjalë për personin nga Rusia i quajtur Anton Yarin, i cili në një spital në Pervouralsk, Rusi, rrejshëm u është prezantuar pacientëve, ndër të tjera, edhe si një gjinekolog, gjë e cila i ka dhënë mundësinë atij për të praktikuar “trajtimin” e femrave tërheqëse.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe si: “news336media.com”, “gazetaz.com” dhe “yemegintarifi.com” mund t’i gjeni këtu, këtu dhe këtu.


Nga kërkimi edhe në rrjetet sociale, hibrid.info ka gjetur se ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook përmes faqeve si: “republika.al”, “Lajme Online” dhe “Specialja”. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Nga hulumtimi përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (25 janar 2018) nga mediumi online britanik “Dailymail.co.uk”. (shih këtu)

Ky artikull ishte publikuar atëkohë edhe në Kosovë nga portali “Periskopi.com”. (shih këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull të vjetër të vitit 2018, lidhur me një person nga Rusia i cili kishte mashtruar pacientët duke u paraqitur si gjinekolog.

Mirëpo, këtë artikull, këto portale janë munduar ta paraqesin si aktual duke i vënë edhe titull të rremë se personi në fjalë është gjinekolog nga Prishtina.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others