Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

FATBARDH DEMA

Portalet informative “Indeksonline.net” dhe “Raporto24.com” kanë publikuar sot (27 janar) një artikull me titull “Avokati i Aurona Pelajt: Ende s’janë kryer hetimet, ajo mund të ketë ikur në Gjermani”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i shkruar gabim.

Pra, në lajm nuk paraqitet avokati i ish-infermieres Aurona Pelajt, e akuzuar për ushtrim dhune ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë që shihej në videon e publikuar gjatë nëntorit të vitit të kaluar. Mezhar Selimaj, në fakt, është avokati i të moshuarës, Minire Nura.

Selimaj, sot (27 janar) në një intervistë dhënë për Euronews Albania, u shpreh se sipas informacioneve që ai ka, Aurona Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani.

Pra, portalet e lartcekura kanë raportuar gabimisht, duke e cilësuar Meshar Selimajn si avokat i Aurona Pelajt.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “Indeksonline.net” dhe “Raporto24.com”:

https://indeksonline.net/avokati-i-aurona-pelajt-ende-sjane-kryer-hetimet-ajo-mund-te-kete-ikur-ne-gjermani1/


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë intervistën e avokatit Meshar Selimaj dhënë për Euronews Albania, e që në titullin e këtij materiali autentik, bëhet e qartë se ai është avokat i të moshuarës, Minire Nura.

Vegëza e intervisës së Meshar Selimajt dhënë për Euronews Albania:


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se Selimaj është avokat mbrojtës i Minire Nurës, hibrid.info ka gjetur edhe një deklaratë tjetër të avokatit dhënë sot (27 janar) për Euronews Albania, i cili tregon se në trupin e Nurës janë gjetur shenja djegieje dhe goditjeje. (shih këtu)


Analiza:

Portalet “Indeksonline.net” dhe “Raporto24.org” kanë publikuar një artikull me titull të pasaktë, me pretendimin se Meshar Selimaj është avokat i Aurona Pelajt, e që i njëjti ka deklaruar se ajo mund të ketë ikur në Gjermani.

Por, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se Selimaj nuk është avokat i Pelajt, por i gruas së moshuar, Minire Nura.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere