Të fundit | Pretendimi konspirativ se serbët në Kosovë do ta “paguajnë çmimin” për gjyk… Të fundit | Pretendimi i pabazuar se një “top zjarri” u lëshua nga Kosova drejt Serbisë Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Bugajski e ka bërë këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Vllasit i atribuohet rrejshëm një deklaratë për Kurtin Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara të Kurtit dhe Fidanit për Kosovë… Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb… Të fundit | Bajrami nuk ka deklaruar se Kurti i ka rikthyer dinjitetin Kosovës Të fundit | Narrativa serbe për hapjen e urës së Ibrit: nga fajësimi i Perëndimit te ri… Të fundit | Titulli nuk e tregon se tenderi përfshin edhe institucione që nuk janë pjes… Të fundit | Narrativat për projektin turistik të Kushnerit në Shqipëri
[ ARTIKULLI ]

Rexhep Qosja nuk është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull ku, në titull shkruan se, Rexhep Qosja është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes së tekstit. Gjithashtu kuptohet se edhe lajmi në përmbajtje të artikullit është i vjetër, i cili është publikuar në dhjetor të vitit 2019.

Artikulli autentik është publikuar nga periskopi.com, ku shkruan rreth mundësive që ka Rexhep Qosja të bëhet president i vendit. Pra, nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me anëtarësimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Kjo parti politike doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit, dhe i dhuroi menjëherë pozitën e kryeministrit z.Kurti, i cili i kishte vetëm 7 mijë vota më shumë se znj.Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre. I pari 183 mijë ndërsa e dyta 176 mijë.

Iu kujtojmë se në vitin 2014, Isa Mustafa ishte bërë kryeministër me shumë më pak vota se z.Hashim Thaçi, i cili po në bazë të asaj marrëveshjeje për Qeverinë Mustafa, ishte bërë president i vendit. / Pak sekonda pasi ta hapësh marketingun shih PAMJET

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/05/19/perhajr-na-qofte-rexhep-qosja-anetar-i-ri-i-partise-vetevendosje/?fbclid=IwAR2-OOgYD9SWI2K2mrZE51uo8iEO_o3a6511O6zzoQWjCkq-cc1pjh1Q7F8


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në dhjetor të vitit 2019 nga portali periskopi.com.


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka marrë një artikull të vjetër të cilin e ka publikuar më 19 maj, duke pretenduar ta paraqesë atë si aktual. Gjithashtu, këtij teksti i ka vënë titull të rremë në mënyrë që të tërheqë sa më shumë klikime nga lexuesit.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere