Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro… Të fundit | Narrativa ruse pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës: nga ndryshimet në S… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Justina Shiroka-Pula ishte pjesëtare e UÇK-së Të fundit | Pretendime të rreme se aktivistë të VV-së u veshën me uniforma policore gja… Të fundit | Deklarata e Walker për ata që nuk bashkohen rreth mbrojtjes së UÇK-së, ësht… Të fundit | Publikues në rusisht dhe rrjeti propagandistik rus pretendojnë rrejshëm se…
[ ARTIKULLI ]

As titulli e as fotografia nuk sqarojnë se bëhet fjalë për shkrim autorial

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Nëpërmjet një titulli është pretenduar si fakt i kryer se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po e përdor si vegël kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për ta sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Publikimi është bërë nga portali “ntv.al” të mërkurën (12 qershor). Në fotografi janë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryetari i LDK-së, Abdixhiku.

“Edi Rama e përdor si vegël Abdixhikun për të sulmuar Albin Kurtin” mban titullin artikulli.

Çka nuk shkon me këtë titull?

Titulli dhe fotografia lënë vend për keqinformim, pasi përmes tyre nuk tregohet se bëhet fjalë për një shkrim autorial të Faton Mehmetit. Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se titulli i vendosur lë vend për keqinformim, është se nuk figurojnë thonjëzat për t’u nënkuptuar se titulli është citim i dikujt. (shih këtu përshkrimin se çka është citati)


Vegëza e publikimit të “ntv.al”:

https://archive.is/avRZR

E njëjta fotografi është publikuar edhe në faqen “Ntv Televizion” në Facebook. “Edi Rama po perdore Lumir Abdixhikun si arme per te goditur kryeministrin Kurti” është titulli i përdorur në fotografi. (shih këtu)


Për dallim nga titulli, qysh në hyrje të tekstit bëhet e ditur se bëhet fjalë për shkrim autorial duke cituar Mehmetin.

E ky artikull autorial është publikuar një ditë më parë te “botasot.info”. Aty bëhet e ditur se bëhet fjalë për opinion. (shih këtu)


Analiza:

“Edi Rama e përdor si vegël Abdixhikun për të sulmuar Albin Kurtin”, është titulli që ka përdorur portali “ntv.al” të mërkurën në një artikull që e ka ilustruar me fotografinë e Ramës dhe Abdixhikut.

Titulli dhe fotografia e përdorur si ilustrim nuk tregojnë se artikulli është i bazuar në një shkrim autorial të Faton Mehmetit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere