Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Shtrembërohet deklarata e Demaçit për Vetëvendosjen

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në median sociale TikTok, të enjten (18 shtator) është publikuar një video-material 41 sekonda, në të cilën paraqitet veprimtari i çështjes kombëtare dhe simboli i rezistencës, Adem Demaçi.

Këtij video-materiali i është vendosur mbishkrimi “Demaçi: VV s’është për pushtet, ka njerëz të dyshimtë”. Përmbajtja u publikua nga llogaria “mentor.g.me”, e deri në shkrimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë mbi 70 mijë shikime.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se në këtë video-material Demaçi nuk kishte dhënë një deklaratë të tillë. Ai në përgjigjen lidhur me Vetëvendosjen nuk kishte përdorur termet që janë në mbishkrim si, “VV s’është për pushtet” e “ka njerëz të dyshimtë”.


Hibrid.info ka gjetur intervistën e plotë të Demaçit dhënë për “Radio Kosova e Lirë”. Videoja u gjet e publikuar në Youtube me datë 4 qershor 2014 nga kanali “Radio Kosova e Lirë”.

Në minutën 33:45, gazetarja e pyeti Demaçin se “Çka do të ndodhte nëse Vetëvendosje do të fitonte shumicën, kur dihet se kjo parti ka qenë dhe po mbetet një zë i vetëm kundër bisedimeve pa kusht me Serbinë?”.  (shih këtu)

Çka kishte thënë Demaçi?

Nuk besoj që mund të vijë Vetëvendosja në pushtet dhe nuk besoj se do të mundet pastaj edhe të ushtronte pushtetin, sepse janë për shembull ajo pjesa që nuk ka marrë pjesë në luftë dhe që janë të gatshëm të bëhen hyzmeqarë të kujtdo qoftë, vetëm që të vijnë në pushtet dhe këto janë barriera të forta që të mund të tejkalohen. (shih këtu)

Intervistën e plotë të Demaçit dhënë për Radio Kosova e Lirë mund ta shihni këtu.


Analiza:

Një video 41-sekondëshe e publikuar në TikTok më 18 shtator, ku shihet Adem Demaçi, u shoqërua me mbishkrimin se ai kishte thënë: “VV s’është për pushtet, ka njerëz të dyshimtë”.

Pas verifikimit doli se ky pretendim nuk është i saktë. Intervista origjinale e Demaçit, dhënë për “Radio Kosova e Lirë” më 2015, tregon se ai kishte shprehur dyshime se Vetëvendosje mund të vinte e të ushtronte pushtetin, duke përmendur si pengesë një pjesë të njerëzve që sipas tij nuk kishin marrë pjesë në luftë dhe që mund të bëheshin shërbëtorë të kujtdo vetëm për pushtet.

Pra, mbishkrimi i videos në TikTok shtrembëron deklaratën e tij. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere