Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Si lindi konspiracioni për “përfshirjen” e Bill Gates në shpërndarjen e Lisë së Majmunëve?

HIBRID

Përfaqësuesja republikane në SHBA, Marjorie Taylor Greene e Gjeorgjisë ka promovuar një teori konspirative që pretendon se miliarderi, Bill Gates, shpreson të “bëjë shumë para” nga një shpërthim i lisë së majmunëve.

Gjatë edicionit të së enjtes mbrëma të emisionit të drejtëpërdrejtë të saj në Facebook MTG: Live, Greene lidhi pa bazë shpërthimin aktual të lisë së majmunëve me themeluesin e Microsoft-it Gates, i cili shpesh është shfaqur si një personazh qendror në teoritë e konspiracionit të krahut të djathtë.

Për të mbështetur lidhjen, kongresistja ndau një videoklip nga një intervistë e Gates në nëntor 2021. Gates nuk përmendi linë e majmunëve në intervistë, por paralajmëroi se qeveritë duhet të përgatiten për pandemitë e ardhshme dhe i kërkoi Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të investojë 1 miliard dollarë në vit për të formuar një grup pune përkatës.

“Dua t’i kujtoj të gjithëve se Bill Gates dëshiron të kultivojë mish të rremë në një pjatë Petri dhe ai dëshiron që ne të pimë ujë me jashtëqitje”, tha Greene pas shfaqjes së klipit. “Pra, nuk e di pse po e lëmë Bill Gates të vendosë për vendimet tona shëndetësore… Unë ha mishin e rremë të pjatës së tij Petri dhe nuk po pi ujin e jashtëqitjes së tij”.

“Bill Gates është shumë i shqetësuar për linë e majmunëve, sepse kjo është diçka, me sa duket, ai mund të fitojë shumë para”, vazhdoi ajo. “Ai dhe miqtë e tij të tjerë. Ju e dini, të gjithë donatorët demokratë, domethënë”.

Greene vazhdoi të vë në dukje se qeveria e SHBA-ve, kohët e fundit, bleu furnizime të një vaksine kundër lisë që mund të përdoret për të parandaluar si linë ashtu edhe linë e majmunëve, të cilat janë viruse të lidhura. Qeveria shqyrtoi opsionin për shfrytëzimin e një kontrate ekzistuese, për të blerë këtë vaksina me vlerë 119 milionë dollarë.

(Artikull nga Newsweek)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere