Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

SMS mashtrues në WhatsApp me pretendimin se ofrohet mundësi për mbushje falas nga IPKO dhe VALA

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Një mesazh në aplikacionin për komunikim WhatsApp po qarkullon në numrat e telefonave në Kosovë.

Përmes këtij SMS-i ofrohet një vegëz, përmes së cilës pretendohet se ofrohet mundësi për të përfituar mbushje falas prej 5 euro.

Ky SMS po dërgohet nga numrat e kontaktit që i posedon përdoruesi.

Çka gjeti hibrid.info?

Hibrid.info ka verifikuar vegëzën që ofrohet në këtë SMS “tinyurl.com/solde-kx”. Pas klikimit në të, hapet një ueb-faqe me emrin “maeoi.com”.

Hibrid.info ka verifikuar këtë ueb-faqe dhe rezultatet tregojnë se ajo është e dyshimtë.


Hibrid.info ka verifikuar kredibilitetin e kësaj ueb-faqeje përmes platformës që vlerëson besueshmërinë e faqeve, “Scamdoc.com”. Rezultatet tregojnë se kjo ueb-faqe ka besueshmëri të ulët dhe është e dyshimtë (shih këtu).

Në këtë ueb-faqe të dyshimtë “maeoi.com” paraqitet një mundësi për të klikuar, me pretendimin se operatorët telefonik IPKO dhe VALA po ofrojnë falas 5 euro mbushje dhe 10 gigabajt internet falas.


Hibrid.info ka hulumtuar në faqet zyrtare të këtyre operatorëve në Facebook, dhe vërehet se një ofertë e tillë nuk është bërë nga IPKO apo VALA. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Një SMS me një vegëz po qarkullon në aplikacionin WhatsAPP, përmes së cilës pretendohet se pasi të klikohet në të ofrohet mundësia për të përfituar mbushje e internet falas nga IPKO dhe VALA.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se vegëza që paraqitet në këtë SMS, është e dyshimtë. Po ashtu, një mundësi e tillë nuk ofrohet nga këta dy operatorë telefonik.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë SMS si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere