Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Sveçla ka folur për 400 ekstremistë serb që po trajnohen për luftë, e jo 4000 të tillë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar (2 prill) një artikull të titulluar “4000 janë gati për luftë, po trajnohen në kufi me urdhër të Vuçiçit”.

Në bazë të imazhit të bashkangjitur kuptohet se bëhet fjalë për një deklaratë të ardhur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Por, pas verifikimit të përmbajtjes së këtij artikulli nga hibrid.info, është kuptuar se ministri Sveçla ka thënë se “Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën”, gjë e cila është konfirmuar edhe nga intervista e ministrit, nga e cila është bazuar ky artikull.

Duke u bazuar edhe nga disa prej komenteve të publikimit të këtij artikulli, në faqen e portalit “ntv.al” në Facebook, paraqitja gabimisht e numrit (4000) në titull, mund të lexohet si i mirëqenë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali informativ “ntv.al”:


Artikulli po ashtu është publikuar bashkangjitur një imazhi edhe në Facebook nga faqja e këtij portali, e cila numëron 167 mijë ndjekës (shih këtu).

Disa nga komentet e publikuara në imazhin bashkë me artikullin në fjalë:


 Pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit, hibrid.info ka gjetur intervistën e ministrit Sveçla, të publikuar në kanalin zyrtar të televizionit “News24 Albania” në Youtube, prej ku është bazuar deklarata e tij e paraqitur në artikull.

Edhe nga titulli por edhe nga sekonda e 25-të e video-materialit, bëhet e qartë se Sveçla ka folur për 350 – 400 ekstremistë serb që po trajnohen në zonat rreth kufirit (shih këtu).


Analiza:

Numri i ekstremistëve serb që po trajnohen për luftë të deklaruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është paraqitur gabimisht në titullin e një artikulli.

Ministri Sveçla ka folur për 400 të tillë e jo 4000 ashtu siç tregon titulli i artikullit të publikuar nga portali informativ “ntv.al”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si ”Gabim”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere