Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titull çorientues, citati paraqitet si fakt i kryer

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një artikull me titull “E PAPRITUR/ Kurti do përballje me Vuçiçin… do të ishte e rëndësishme në prag të zgjedhjeve”.

Kjo përmbajtje që shfaq imazhin e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, është publikuar sot (25 tetor) në ueb-faqen e mediumit “NTV Televizion”.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?
Hibrid.info ka gjetur se informacioni i dhënë në titull, paraqet pretendim të Milan Niç nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, gjë e cila nuk sqarohet në titullin e këtij teksti.

I njëti pretendim është publikuar me anë të një imazhi edhe në faqen e këtij mediumi në Facebook, që mban në mbishkrim titullin e artikullit (shih këtu).

Se informacioni i paraqitur në titull paraqet pretendim të një burimi, e shohim vetëm në kreun e këtij lajmi, kur thuhet se “Milan Niç, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, beson se mund të ketë përshkallëzim serioz të situatës në Veri të Kosovës” (shih këtu).

Titulli është i rëndësishëm sepse në të duhet të përmblidhet tema e lajmit në përputhje me brendinë e lajmit (shih këtu). Andaj, mos-saktësimi se informacioni në titull paraqet deklaratë të Milan Niç, mund ta çorientojë lexuesin.

Se kjo deklaratë ka ardhur nga Niç, e tregon edhe artikulli i publikuar në mediumin “Rado Evropa e Lirë” nga ku është bazuar informata dhe nga portali me përmbajtje në gjuhën shqipe, “albanianpost.com”, nga i cili duket se është marrë ky publikim, bazuar në faktin se artikulli në “ntv.al” është publikuar tre ditë më vonë (shih këtu dhe këtu).

Po ashtu, me një kërkim manual përmes motorit online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se nuk ka ndonjë provë që dëshmon se kryeministri Kurti të ketë shprehur se dëshiron ndonjë përballje më presidentin serb, Aleksandar Vuçiq (shih këtu).

Analiza:
Milan Niç nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë ka deklaruar se në Kosovë po vijnë zgjedhjet dhe ky konfrontim me Beogradin është i rëndësishëm për Kurtin.

Por, në titullin e përmbajtjes së mediumit “NTV Televizion” nuk është saktësuar se ky informacion paraqet deklaratën e Niç.
Prandaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.

Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere