Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon të publikohet artikulli me titull të rremë për protesta kundër Qeverisë Kurti

HIBRID

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe si “albasky.com” dhe “cmd.trendliveg24.com” kanë publikuar artikullin me titull të rremë, me pretendimin se po organizohet protestë kundër Qeverisë Kurti.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet një lajm i vjetër i publikuar në muajin qershor të vitit 2021, kur Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇK-së kishte bërë thirrje për protestë pas arrestimit dhe lirimit të veteranit Faik Fazliu.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “albasky.com” dhe “cmd.trendliveg24.com”:

https://albasky.com/caktohet-data-e-protestes-masive-kunder-qeverise-kurtia-do-merrni-pjese/?fbclid=IwAR1RmBI-sGdbUyladTwWjUVISumhI9bFOf9VWg-SxCEtsCOBFrYdd9kBQBk
https://cmd.trendliveg24.com/2022/03/20/caktohet-data-e-protestes-masive-kunder-qeverise-kurtia-do-merrni-pjese/?fbclid=IwAR0uCSkYmB4NzH3y1yOYLhovZ52jgf4Zj3khIuSnq0ptVjV7MXYemuwzb2w

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Gazeta Aktive” dhe “33shi.com”. (shih këtu dhe këtu)


Nga hulumtimi i kryer nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, është gjetur artikulli autentik i publikuar në kohë reale (7 qershor 2021) nga “gazetaexpress.com” (shih këtu).


Nuk është hera e parë që ky artikull me këtë titull të rremë publikohet nga portale të dyshimta, pasi i njëjti është publikuar edhe në muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2021, e që edhe atëherë është verifikuar nga stafi i hibrid.info. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portalet e dyshimta “albasky.com” dhe “cmd.trendliveg24.com” kanë publikuar një artikull të vjetër të cilin janë munduar ta paraqesin si aktual duke i vendosur titull të sajuar.

Ky artikull është publikuar edhe në muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2021 nga portale tjera të dyshimta, e që edhe atëherë është verifikuar nga stafi i hibrid.info.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere