Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titull i rremë për mbyllje

HIBRID

Artikulli me titull “Zemaj: Po përgatitemi për valën e dytë të virusit, mund të ketë prap mbyllje”, është publikuar nga portali i dyshimtë “Specialja.com”.

Në përmbajtjen e këtij artikulli gjendet intervista e ministrit të shëndetësisë, Armend Zemaj, e dhënë për RTK-në, ku flet lidhur me valën e dytë të virusit Korona, por jo edhe për mundësinë e aplikimit të serishëm të masave, siç mund të jetë rikthimi i izolimit apo mbyllja.

Vegëza e artikullit të botuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/09/29/zemaj-po-pergatitemi-per-valen-e-dyte-te-virusit-mund-te-kete-prap-mbyllje/?fbclid=IwAR1-_PK-zJieqjLsI_BMi4Bb17fQPRDN2ljF0tVFUPVdz_VygtMA3Yo7R8Y


Zemaj për RTK-në tregoi se nga java tjetër do të fillojë shpërndarja 160 mijë e 500 vaksinave kundër gripit sezonal. Ndërsa janë në procedurë të shtimit edhe të 340 mijë tjera, që nënkupton 500 mijë vaksina do të shpërndahen deri në fund të vitit.


Vegëza e intervistës së Zemajt për RTK-në:

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=466214


Analiza:

Portali i dyshimtë Specialja.com, qëllimshëm ka ndryshuar titullin e lajmit, duke synuar tërheqjen e lexuesve. Pas verifikimit nga hibrid.info, ky artikull kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere