Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Titull i trilluar: Hoti nuk ka deklaruar atë që pretendohet

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Avdullah Hoti: Rinia nuk është marre me punu edhe për 150 euro, me kontribu për këtë shtet të mire”.

Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë deklaratë të tillë të bërë nga Avdullah Hoti të publikuar në mediat kredibile.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “specialja.com”:

Avdullah Hoti: Rinia nuk është marre me punu edhe për 150 euro, me kontribu për këtë shtet të mirë

Kryeministri i Kosoves, Avdullah Hoti ka kritikuar rinin e Kosoves mbreme ne nje interviste qe pati per televizionet kosovare. / Hap 5 sek marketingun vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE

Ne kete interviste ai u shprehe se rinia kosovare s’po punojn..

“Rinia e Kosoves nuk po punon hiq. Ata duhet me punu edhe per 150 euro me i kontribu shtetit.” / Hap 5 sek marketingun vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/01/16/avdullah-hoti-rinia-nuk-eshte-marre-me-punu-edhe-per-150-euro-me-kontribu-per-kete-shtet-te-mire/?fbclid=IwAR32gbIayF1emuqjictSz_E2eKXXI14E9CaNXPiudC6teil2NTg5euvwdrQ

Analiza:

“Specialja.com” ka publikuar artikull me titull dhe përmbajtje të rreme, i cili është krijuar për të tërheqë lexuesit të klikojnë në të. Edhe pas verifikimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info arritur të gjejë asnjë deklaratë të tillë nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, e cila është publikuar në mediat kredibile. Ky shkrim kategorizohet si “lajm i rremë” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere