[email protected]
Titulli nuk korrespondon me përmbajtën dhe asnjëherë nuk përmenden miliardat për “sistem antiraketor”
shape
shape
shape

Televizioni “Top Channel” në kanalin zyrtar në Youtube ka publikuar emisionin “Breaking me Fiori Dardha”, në titullin e së cilit shkruan “Forcat Serbe ‘GLLABËROJNË’ kufirin me Kosovën! Nisin tensionet? Miliarda euro për sistem antiraketor”.

Në këtë emision ishte i ftuar avokati Tomë Gashi, i cili foli rreth çështjes së dinarit serb në Kosovë, si dhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Fjalia në titull “Forcat serbe ‘gllabërojnë’ kufirin me Kosovën” në këtë emision është bërë në formë të pyetjes nga gazetarja, e që Gashi është përgjigjur që këto janë vetëm lojëra të Serbisë.

Ndërsa sa i përket fjalisë “Miliarda euro për sistem antiraketor”, në këtë emision asnjëherë nuk është përmendur diçka në lidhje me këtë sistem të armëve.


Vegëza e emisionit “Breaking me Fiori Dardha” në Top Channel:


Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Kemi të bëjmë me një situatë të tensionuar duke qenë se edhe Ministri i Mbrojtjes i Kosovës ka thënë që në Kufirin serb ka forca të shtuara sigurie edhe Serbia pa diskutim ka fortifikuar dhe ka sjellë më shumë forca në kufi, por edhe Kosova ka marrë të gjitha masat duke shtuar trupat e sigurisë atje.

Gashi: Ne nuk jemi duke luajtur rolin e luftënxitësit dhe Serbia mund t’i sjellë forcat ushtarake policore paramilitare anekënd kufirit të Kosovës, por kjo është një lojë për fëmijë se edhe Vuçiq e din se nuk ka gjasa as teorike të ndërhyjë në mënyrë të hapur për ta destabilizuar apo për ta okupuar Kosovën, qoftë për tentimin e gllabërimit të një pjese të Kosovës apo tërë Kosovën, sepse ata këtë e përdorin për çështje të brendshme. (shih këtu videon nga minuta 19-të)


Ndërsa sa i përket fjalisë së përdorur në titull “Miliarda euro për sistem antiraketor”, Gashi në asnjë rast nuk ka folur në lidhje me këtë sistem armësh.

Gashi termin “miliarda euro” e ka përdorur vetëm kur ka folur për fondet që i merr Serbia nga Bashkimi Evropian, e jo për këtë shumë të shpenzuar në sistem antiraketor, siç pretendohet në titull. (shih këtu videon nga minuta e 23-të)


Se ky titull nuk është adekuat dhe nuk përputhet me përmbajtjen, hibrid.info ka gjetur edhe disa komente, ku lexuesit e kanë cilësuar titullin si “bombastik”. (shih fotografitë më poshtë)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij emisioni nuk përputhet me përmbajtjen dhe se disa terma të përdorur në të, nuk janë përmendur asnjëherë nga gazetarja apo i ftuari, në këtë rast avokati Tomë Gashi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim në titull si “Manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others