Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Turqi

HIBRID

Një portal informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull me titull “Tragjike! Përmbyset autobuzi plotë me pasagjer, raporohet për viktima dhe të plagosur”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja, duke lënë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në ndonjë vend shqip-folës, sikurse gjuha e portalit që e ka publikuar.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e artikullit, ku thuhet “Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur, duke shkaktuar 9 viktima dhe 30 të plagosur”.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “Sot.com.al”:

https://sot.com.al/bota/tragjike-permbyset-autobuzi-plote-me-pasagjer-raporohet-per-viktima-dhe-te–i635862?fbclid=IwAR1I5zonJ1vP6BWwSgBgfuADDMP1YlFEVV7hk1uGg5ya0BPeespHhGFclYY


Për të vërtetuar edhe më tej faktin se kjo ngjarje ka ndodhur në Turqi, hibrid.info ka gjetur artikullin për ngjarjen e njëjtë të publikuar në mediumin e huaj “United News of India” ku tregohet se kjo ka ndodhur në qytetin e Antalisë në drejtim të Mersinit, në Turqi. (shih këtu)


Analiza:

Aksidenti tragjik i ndodhur në Turqi, është paraqitur pa specifikuar lokacionin në titullin e portalit, Sot.al – duke nënkuptuar mundësinë e ngjarjes në territorin e ndonjërit prej shteteve shqip-folëse në rajon, duke vënë në këtë mënyrë në lajthitje lexuesit.  

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “clickbait”.


Arsyetimi:

” Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere