[email protected]
Titulli çorientues lë të nënkuptojë se Kurti është takuar me Vuçiq
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Portali informativ me emrin “ntv.al” ka publikuar më 21 mars një artikull të titulluar “Kurti takohet me Vuçiç, BE-ja tregon për çfarë dhe jep detaje”.

Ndërsa në përmbajtje,  më saktësisht në krye, tregohet për një deklarim të zëdhënësit të Bashkimit Evropian (BE), i cili ka shprehur nevojën për një takim të nivelit të lartë, ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes Bazë, pa treguar se kur mund të ndodhë ky takim.

Hibrid.info ka gjetur se informacioni i paraqitur në titull nuk pasqyron dhe nuk përputhet me atë që përmban kreu i këtij artikulli si dhe po ashtu ka vërtetuar se informacioni në titull është shkruar në formën joveprore të kohës së tashme, në mënyrë dëftore (shih këtu).

Rëndësia e madhe e titullit (këtu) brenda strukturës së lajmit, mund t’i bëjë lexuesit që në këtë rast ta marrin informacionin e paraqitur në titull, si të mirëqenë.

Portali “ntv.al” numëron 110 mijë pëlqime dhe 167 mijë ndjekës në faqen në Facebook (këtu).


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “ntv.al”:


Kreu i të njëjtit artikulli të publikuar nga portali “ntv.al”:

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se nevojitet një takim i nivelit të lartë mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç-it, për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes Bazë (Bruksel, më 27 shkurt, Ohër, më 18 mars).

Megjithatë, Stano nuk ka treguar se kur mund të ndodhë një takim i tillë, i ndërmjetësuar nga BE.


Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit dhe ka gjetur artikullin e njëjtë të publikuar (20 mars) nga portali informativ “albanianpost”, në të cilin informacioni që jepet në titull, reflekton edhe përmbajtjen (shih këtu).

Po ashtu hibrid.info ka gjetur edhe artikuj tjerë të publikuar nga disa media në gjuhën shqipe, të cilat kanë raportuar për deklaratën e zëdhënësit të BE-së (shih këtu, këtu dhe këtu).

Ndërsa raportimet e fundit të gjetura për negociatat ndërmjet dy vendeve, janë artikujt që kanë raportuar për takimet ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, të cilët janë takuar më 19 mars (këtu) dhe sot (këtu).


Analiza:

Pretendimi i paraqitur në titull të një artikulli, i cili informon për takim të kryeministrit Kurti me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, nuk është i saktë dhe nuk pasqyrohet edhe në përmbajtje të po këtij artikulli.

Nga kreu i artikullit kuptohet se zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka shprehur nevojën për një takim të tillë të mundshëm në të ardhmen, por nuk ka specifikuar se kur do të ndodhë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clikbait”.


Vlerësimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Share With Others