[email protected]
Titulli dhe fotografia nuk e paraqesin lajmin, lënë hapësirë për keqinformim
shape
shape
shape

Portali “Gazetademos.com” ka publikuar artikullin me titull “Pas mosmarrëveshjeve rreth tokës, një burrë vret vëllanë, gruan dhe dy fëmijët e tij – pastaj edhe veten”.

Në këtë titull të vendosur, nuk tregohet se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje.

Ndërsa kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje. Brenda në artikull  jepen detaje të ngjarjes e cila ka ndodhur në qytetin sicilian (Itali) Licata.

Duke ditur se portali “Gazetademos.com” është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, përfshirë këtu edhe faktin që titulli i artikullit është përgjithësues, i cili nuk qartëson se ku ka ndodhur ngjarja, mund që shumë lehtë t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të aludojnë se ngjarja të ketë ndodhur në Kosovë.

Gjithashtu, fotografia e artikullit nuk i përputhet përmbajtjes së tekstit, pasi në të shihet shiriti i policisë, në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”.


Pjesë nga artikulli i publikuar në “Gazetademos.com”:

Dy fëmijë të moshës 11 dhe 15 vjeç ishin në mesin e katër personave të vrarë në qytetin sicilian Licata të mërkurën, ndërsa një burrë “shfarosi” familjen e vëllait të tij, kanë thënë burime për agjencinë e lajmeve ANSA.

Sipas mediumit në fjalë, Angelo Tardino, 48 vjeç, tentoi më pas vetëvrasjen ndërsa ishte në telefon me policinë e Karabinierëve pasi vrau vëllain, kunatën dhe dy fëmijët e tyre.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Gazetademos.com”:

https://gazetademos.com/pas-mosmarreveshjeve-rreth-tokes-nje-burre-vret-vellane-gruan-dhe-dy-femijet-e-tij-pastaj-edhe-veten/?fbclid=IwAR3Vean5DTEYno7BFXnV8YMcI5MewHIpLd6WiOUAHAEwayWLVYVChQW4oTg

Analiza:

Në titullin e këtij artikulli nuk bëhet e ditur se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. Duke pasur parasysh se ky portal është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, shumë lehtë mund t’i dezinformojë ata duke menduar se ngjarja ka të bëjë me Kosovën.

Gjithashtu, fotografia e vendosur në artikull, ka tendencë të dezinfomimit të lexuesve, pasi në të shihet shiriti i policisë, në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”..

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e velrëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others