Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se FSK-ja do të furnizohet me gjashtë pajisje kundër-ajrore “Aselsan 35mm”

HIBRID

Disa faqe në Facebook kanë publikuar me datë 19 dhe 20 korrik një postim me pretendimin se Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) do t’u shtohen edhe gjashtë pajisje ushtarake kundër-ajrore “Aselsan 35mm”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në mediume kredibile dhe faqe zyrtare që ndërlidhet me furnizimin e FSK-së me këto pajisje ushtarake.


Vegëzat e postimit të publikuar në Facebook nga faqet “Mbeshtetesit e Albin Kurtit” dhe “Diaspora me Albinin”:

https://www.facebook.com/qeveriakurtii2/posts/pfbid02ne7fBEmt7pcpW3bUhY3WLYusyJmpzueV8xC8ZEkvmTbVrnwLxM7hN6DcPtjdwkhwl

https://www.facebook.com/DMalbinin/posts/pfbid0ho1VsZM461toCpBPSqQAWar7Bvrv4e77ohZy6FzM8413PL8Ke9i3VPLHcpTkG42Jl

Këto postime të bëra nga faqet e lartcekura kanë arritur të grumbullojnë qindra reagime e dhjetëra komente. (shih fotografitë më poshtë)


Përveç që një pretendim i tillë nuk është gjetur i publikuar në asnjë medium, një informacion i tillë nuk është gjetur as në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës (MB). (shih këtu)


Në faqen zyrtare në Facebook të këtij institucioni, informacioni i vetëm që është gjetur nga hulumtimi i bërë, i takon vitit 2020, atëkohë kur ministri Anton Quni, kishte vizituar kompaninë Aselsan si prodhuese kryesore e sistemeve të komunikimit, radarëve, luftës elektronike, mbrojtjes ajrore dhe të shënjestrimit. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se faqet e lartcekura kanë pretenduar rrejshëm se FSK-ja do të furnizohet me gjashtë pajisje ushtarake kundër-ajrore “Aselsan 35mm”.

I njëjti informacion nuk është gjetur i publikuar në asnjë medium kredibil, e as në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, si institucion relevant.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere