[email protected]
Nuk bazohet në fakte pretendimi i mediave ruse dhe serbe se Kurti po përgatit incidente në veri
shape
shape
shape

Mediumi në gjuhën serbe ”Alo.rs”,  ka publikuar një artikull sot (10 maj) me pretendimin se Albin Kurti do të tentojë të shkaktojë incidente të mëdha në veri të Republikës së Kosovës më 28 maj.

Edhe mediumi rus Russia Today, në shërbimin në gjuhën serbe ka publikuar një artikull dje (9 maj) me titullin, “Kurti kërcënon Mitrovicën se do ta përsërisë pogromin (çrrënjosjen e serbëve)”, duke pretenduar se më 28 maj Albin Kurti dhe regjimi i tij mund të provokojnë incidente të mëdha, ku pjesëtarët e njësisë speciale të policisë së Kosovës do të intervenojnë.

Për këto pretendime si mediumi “Alo.rs” po ashtu edhe mediumi rus nuk ofrojnë ndonjë fakt konkret apo burim kredibil.

Vegëza e artikujve të publikuar në Russia Today dhe Alo.rs:

https://www.alo.rs/vesti/kim/757613/otkrivamo-sta-se-krije-iza-upozorenja-koje-smo-culi-od-predsednika-srbije/vest
https://lat.rt.rs/news/30293-kurti-pretnje-kosovska-mitrovica-pogrom/

Pjesë të artikujve të publikuar në Russia Today dhe Alo.rs:

Me depërtimin e objekteve komunale, ku do të vendoseshin flamujt shqiptarë në vend të trengjyrëshit serbë, Albin Kurti dhe regjimi i tij mund të provokojnë incidente të mëdha, ku pjesëtarët e njësisë speciale të policisë së Kosovës – Rosu, të cilët tashmë janë të pranishëm në veri të Kosovës, do të ndërhynte.

Albin Kurti do të tentojë të shkaktojë incidente të mëdha në veri të Republikës së Kosovës më 28 maj, kur kryetarët e saj të marrin detyrën, pas zgjedhjeve ilegale në të cilat tre për qind e votuesve, kryesisht shqiptarë (gjithsej 13 serbë kanë votuar), mëson Alo! nga qarqet e inteligjencës.


Një pretendim për krizë në fund të muajit maj në veri të vendit u bë edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Shefi i shtetit serb u kujdes që të paralajmërojë “një krizë të madhe” në veri të Kosovës duke e lidhur këtë me betimin e kryetarëve të rinj.  Kur u pyet nga gazetarët në Serbi se çfarë do të ndodhë më 28 maj, tha se ka kuptuar “se ka një plan për t’i dëbuar serbët nga Kosova”. (këtu)

Pretendimet e Vuçiqit janë interpretime të cilat nuk bazohen në ndonjë fakt konkret.

Pretendimet e veta mediumi në gjuhën serbe i bazon në burime, që siç i quan, të inteligjencës, duke mos ofruar asnjë informatë shtesë. Edhe mediumi rus nuk e mbështet pretendimin e tij në ndonjë burim kredibil apo zhvillim konkret, përveç se interpreton në mënyrë të pabazë.

Pretendimi ndërlidhet me afatin e fundit për betimin e kryetarëve të rinj të katër komunave në veri të zgjedhur në zgjedhje e 23 prillit.

Për më tepër, deri më 28 maj, kryetarët e rinj të katër komunave në Veri, kanë afat të japin betimin, në të kundërtën e humbasin mandatin. BE ka kërkuar që kryetarët të mos betohen fare ndërsa Kosova konsideron se kjo kërkesë nuk mund as të parashtrohet.

Nuk ka ndonjë zhvillim apo plan që do ta mbështeste pretendimin se po përgatiten incidente siç pretendojnë mediumi në gjuhën serbe dhe ruse.


Analiza:

Mediumi rus dhe ai në gjuhën serbe nuk ofrojnë fakte për pretendimin e bërë se Kurti do të tentojë të shkaktojë incidente në veri duke kërcënuar më çrrënjosjen e serbëve.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “teori konspirative”.


Vlerësimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others

Translate »