Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Kurti do të takohet me Kamala Harris, i pa verifikuar dhe i rremë

HIBRID

Mediumi online me përmbajtje në gjuhën shqipe “kosovapost.net”, më 13 maj, ka publikuar një artikull, përmes së cilit pretendonte se, gjatë vizitës së tij në SHBA, kryeministri Albin Kurti do të takohet edhe me zëvendës-presidenten, Kamala Harris.

Këtë pretendim, ky medium e kishte bazuar në, siç shkruan në artikull, burime brenda Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Mirëpo, pas dhjetë ditëve, në kohën kur kryeministri Kurti ka përfunduar vizitën e gjatë 16 ditore në SHBA, rezulton se burimi i këtij mediumi ka qenë i pakonfirmuar dhe, si pasojë, rezulton të jetë i pavërtetë.

Artikulli i “kosovapost.net” i publikuar më 13 maj:

https://kosovapost.net/kryeministri-kurti-do-te-pritet-ne-shtepine-e-bardhe-nga-zv-presidentja-harris/

Kryeministri Albin Kurti, në fund të turit të vizitave në SHBA ishte takuar edhe me disa zyrtarë të lartë të shtetit, por jo edhe me zëvendësen e Presidentit Joe Biden.

Në postimin e bërë në profilin e tij në Facebook, Kurti kishte bërë një rezyme të takimeve në SHBA, duke përmendur një listë të personaliteteve të ndryshme të biznesit, të jetës publike dhe politike, pjesë e së cilës nuk ishte edhe zv.presidentja Harris.

Këtë postim Kurti e kishte bërë në kohën kur po udhëtonte nga SHBA për në Zvicër, për të qenë pjesëmarrës në forumin e Davos-it (këtu).


Analiza:

Pretendimi i bërë nga “kosovapost.net” rezulton të jetë i pasaktë.

Kontrolli i fakteve i bërë nga hibrid.info jep një rezultat që dëshmon se burimi nga i cili janë bazuar në shkrimin e këtij artikulli, ka qenë i pakonfirmuar.

Ky artikull, bazuar në metodologjinë e hibrid.info, merr vlerësimin si “përmbajtje e paverifikuar” dhe “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere